5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lista e shpenzimeve/ Këta janë deputetët “kampionë” të udhëtimeve dhe mëditjeve

Rekomandime

Nuk mbajtën shumë seanca të Kuvendit.

- Advertisement -

Të zgjedhurit e popullit që nga fillimi i punës së sesionit vjeshtor e deri më tani kanë mbajtur vetëm gjashtë të tilla.

E, të radhës do ta mbajnë më 13 dhjetor, shkruan FrontOnline.

Mosmbajtjen e seancave deputetët e Kuvendit të Kosovës, e shfrytëzuan në një mënyrë tjetër.

- Advertisement -

Ata nuk ia lanë keq udhëtimeve zyrtare jashtë Kosovës.

Dikush më shumë e dikush më pak.

- Advertisement -

Por, jo pak deputetë morën mëditje e shfrytëzuan buxhetin e shtetit për udhëtime jashtë vendit.

Në dokumentin e dërguar për FrontOnline nga Kuvendi i Kosovës, bëhet e ditur shuma e mëditjeve që kanë marrë deputetët dhe se sa i kushtoi buxhetit të shtetit akomodimi i tyre.

Të zgjedhurit e popullit për tre muaj kanë marrë 5693.38 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Ndërsa, akomodimi i tyre i kushtoi buxhetit të shtetit 2 mijë e 940.38 euro që bashkërisht çojnë në shumën e 8 mijë e 633. 76 euro, shkruan FrontOnline.

Deputeti Haki Abazi, “kampioni” i mëditjeve

Për periudhën tre mujore jashtë vendit udhëtuan gjithsej 27 deputetë.

Dikush mori më shumë mëditje, e dikush më pak.

E, nga të gjithë këta deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi po del të ketë marrë më shumë.

Abazi që kohët e fundit ka pasur pakënaqësi me lidershipin e partisë së tij, për një udhëtim zyrtar në Austri më 20 shtator të këtij viti mori gjithsej 902.88 euro.

Hiç më pak se 266.40 euro Abazi mori mëditje edhe për një udhëtim që ka bërë në Bruksel më datën 29 tetor.

Ndërsa, vetëm një ditë para kësaj më 28 tetor deputeti Abazi, mori mëditje edhe për një udhëtim zyrtar që bëri në Shqipëri.

Për këtë udhëtim ai mori nga Kuvendi mëditje prej 78 euro.

E, nëse mblidhen të gjitha këto atëherë sipas dokumentit i bie që Abazi ka marrë një mijë e 247.28 euro mëditje për tri udhëtime që ka realizuar jashtë vendit.

Nënkryetarja Bogujevci e deputetët Gashi e Kervan morën kaq mëditje nga Kuvendi i Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci për një udhëtim zyrtar që realizoi më 15 dhjetor në Francë, mori mëditje prej 593.40 euro.

Hiç më pas e as më shumë, por mëditje të njëjtë mori edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan.

Që të dy morën mëditje të njëjtë sikurse edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Shqipëria u vizitua më së shumti nga deputetët e Kuvendit për udhëtime zyrtare

Janë gjithsej nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës që gjatë muajit tetor udhëtuan për në Shqipëri e që u shpërblyen me mëditje prej 78 eurove, shkruan FrontOnline.

Në listën e të zgjedhurve të popullit që kanë vizituar Shqipërinë vetëm në muajin tetor bëjnë pjesë, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku nga Levizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli nga VV-ja, Ganimete Musliu nga PDK-ja, Ardian Gola nga VV-ja, Doarsa Kica-Xhelili nga VV-ja, Armend Muja nga VV-ja, Haki Abazi nga VV-ja, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja, Hykmete Bajrami nga LDK-ja, dhe Ferat Shala nga PDK-ja.

Nëse mblidhet kjo shumë për të nëntë deputetët atëherë i bie që të gjithë së bashku kanë marrë 702 euro mëditje.

Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut

Nga 117 euro mëditje morën deputetët e Kuvendit të Kosovës që udhëtuan zyrtarisht për në Maqedoninë e Veriut.

Janë hiç më pak se shtatë.

E, prej tyre pesë janë të Lëvizjes Vetëvendosje, një nga PDK-ja dhe një nga grupi multietnik.

Bëhet fjalë për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deputetët Dimal Basha, Jeta Statovci, Sali Zyba, Gani Krasniqi, Ganimete Musliu e Fridon Lala.

Me një llogaritje të thjeshtë këta deputetë së bashku morën mëditje prej 819 euro.

Sa mori mëditje kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca brenda një dite udhëtoi në dy vende të ndryshme.

Këto udhëtime nuk është që i sollën edhe pak mëditje të parit të Kuvendit.

Ai udhëtoi për në Hungari e Slloveni, shkruan FrontOnline.

Për udhëtimin në Hungari Konjufca mori 205.20 euro mëditje.

Ndërsa, për atë në Slloveni mori 69.70 euro.

Mëditje morën edhe gruaja e Rexhep Selimit e Blerta Deliu-Kodra

Mëditje nga Kuvendi i Kosovës për udhëtime zyrtare mori edhe gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, Shqipe Selimi e cila mban ulësen e Kuvendit nga radhët e LVV-së.

Selimi, më 13 shtator udhëtoi për në Hungari.

Për këtë udhëtim ajo mori mëditje nga Kuvendi i Kosovës, 162 euro.

Pak më shumë mëditje se Selimi mori deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Të njëjtën ditë ajo bëri një udhëtim.

Por, ndryshe nga Selimi, Deliu-Kodra udhëtoi për në Gjermani.

Ajo mori 12 euro më shumë mëditje se sa Selimi.

Nga ky udhëtim Deliu-Kodra mori 180 euro mwditje nga Kuvendi i Kosovws.

Sa i kushtoi buxhetit të shtetit akomodimi i të zgjedhurve të popullit?

Hiç më pak se dy mijë e 940.38 euro i kushtoi buxhetit të shtetit akomodimi kur ata udhëtuan jashtë vendit.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nënkryetarja Saranda Bogujevci e deputetëve Haki Abazi, Arben Gashi e Enis Kervan iu deshën para nga buxheti edhe për akomodim.

Kryetari Konjufca për akomodim në Hungari e Slloveni shpenzoi 376.58 euro.

Akomodimi në Hungari për të ishte më i shtrenjtë gjithsej 238.45 euro, derisa në Slloveni 138.13 euro.

Nënkryetares Bogujevci, e deputetëve Arben Gashi e Enis Kervan në udhëtimet e tyre që bënë në Francë, por në periudha të ndryshme kohore akomodimi u kushtoi nga 662.10 euro për secilin.

Ndërsa, së bashku kanë shpenzuar një mijë e 986.30 euro.

Para për akomodim iu deshën edhe “maraklisë” së mëditjeve, deputetit të VV-së, Haki Abazit.

Për një akomodim në Austri, Abazi shpenzoi nga buxheti i shtetit 577.50 euro.

Deputetët bën edhe shpenzime të tjera

Janë vetëm dy të zgjedhur të popullit që përpos mëditjeve edhe akomodimit bën edhe shpenzime të tjera, shkruan FrontOnline.

Në dokumentin e dërguar për FrontOnline nga Kuvendi i Kosovës për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare, nënkryetarja Saranda Bogujevci e shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bën edhe shpenzime të tjera.

Në dokument shihet se për një udhëtim në Francë, Bogujevci shpenzoi 14.70 euro.

Kurse, Gashi më shumë se kjo, gjithsej 46.50 euro.

Sa para shpenzuan deputetët për aviobileta?

Dy mijë e 20.72 euro shpenzuan të zgjedhur e popullit për bileta në udhëtimet e tyre që realizuan jashtë vendit.

Në dokument shihet se për disa bileta janë shpenzuar vetëm 299 euro.

Kurse, për të tjerat një mijë e 721.72 euro./FrontOnline

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit