4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Lista Guxo i del doresh Vetëvendosjes, duan të garojnë vet

Rekomandime

Përfaqësuesi i Listës ‘Guxo’ në Gjakovë, Rrustem Leti, deklaron se ka qëndrim të kundërt me udhëheqësen e Listës “Guxo” Donika Gërvalla, e cila ka njoftuar dje se në zgjedhjet lokale do të garojnë bashkë me Vetëvendosjen, shkruan GazetaBlic.

- Advertisement -

Në një prononcim për ‘GazetaBlic’, Leti thotë se si kryetar ende nuk ka marrë vendim rreth kandidimit vetëm apo me LVV-në.

Sipas tij, në qendër nuk është diskutuar akoma për këtë temë.

“Ende s’kemi marrë vendim se a do te garojmë vetëm apo bashkë me dikën. Unë si kryetar s’kam preferencë për askënd. S’kemi pas asnjë takim për zgjedhjet lokale. Në qendër nuk është biseduar për këtë temë akoma. E kom pa statusin e Donikes, nuk perkon me qëndrimin tim, unë kom qëndrim kundër saj, në zgjedhjet lokale nuk kom preferencë akoma. Unë s’kom marrë vendim që bashkë me ta me qenë në listë. Pastaj aq më pak qe nuk dihet se kush do të jetë kandidati, tekefundit e kqyrim cili e mbështet qytetarin, atëherë e marrim vendimin”, thotë Leti.

- Advertisement -

Kurse, përfaqësuesi i Listës ‘Guxo’ në Istog, Xhevat Demaj, deklaron se në zgjedhjet lokale do të garojnë bashkë me Vetëvendosjen, vetëm nëse kandidati për kryetar do të jetë nga Lista ‘Guxo’, shkruan Gazeta Blic.

Demaj, në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, deklaron se nëse Vetëvendosje nuk i pranon kushtet e tyre, lista ‘Guxo’ kandidon e pavarur.

- Advertisement -

“Jemi në diskutime, ata janë të interesuar me bashkëpunu, por me qenë vetë kryesorët, kështu që nëse nuk plotësohen kushtet tona edhe ne dalim të pavarur. Ne kërkojmë që të jemi kryesor, pra ta kemi kryetarin nga lista ‘Guxo’ në Istog sepse kemi vota më shumë se Vetëvendosja”, deklaron Demaj.

Ndryshe, zyrtarët e Listës Guxo nuk janë duke u pajtuar sa i përket garës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, ku së fundmi zyrtarja e kësaj partie, Donika Gërvalla pohoi se do të garojnë me një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, e pas kësaj deklarate ka reaguar Lista Guxo në Ferizaj, ku thotë se do të garojnë të vetëm dhe jo me LVV-në.

Në reagimin e bërë për media, thuhet se vendimi i tyre është që të garojnë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale.

Ndërkohë, në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Donika Gërvallës:

Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe votues të Listës Guxo,Në zgjedhjet nacionale Lista Guxo ka garuar bashkë me Lëvizjen Vetvendosje dhe së bashku arritëm që me forcën e votës të bëjmë ndryshimin e pritur nga qytetarët e Kosovës. Prandaj jemi të bindur që garimi i përbashkët edhe në zgjedhjet lokale do të sjellë përfundimisht ndryshimin e shumëpritur në Kosovë.Prandaj Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetvendosje. Kjo jo vetëm për arsye se Lista e Referendumit (VV + Guxo + Alternativa) arriti fitoren plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, por edhe sepse koalicioni ynë i përbashkët qeveritar ka dëshmuar se din dhe don ta bëjë ndryshimin e premtuar.Koalicioni synon shtetin ligjor e me mundësi të barabarta për të gjithë.Askush nuk ka të drejtë që në emër të Listës Guxo, në emër të frymës dhe konceptit të saj politik, të mbledhë vota me destinacion tjetër.Lista Guxo përfaqëson ndryshimin. Të gjithë ata që përqafojnë vizionin politik të Listës Guxo duhet të synojnë ndryshimin e premtuar rrënjësor në vend dhe jo të qenit patericë e koncepteve të tjera politike, të cilat në zgjedhjet e 14 shkurtit janë ndëshkuar rëndë nga qytetarët e vendit.Nryshimet që po vijnë në Kosovë do të krijojnë perspektivë më të mirë për të gjithë. Kjo nuk arrihet me ndarje të posteve shtetërore për militantë partiak, pa ekspertizë e kompetencë profesionale.Ata që ndihen të zhgënjyer për faktin që përzgjedhja në institucionet shtetërore tashmë bëhet në bazë të kritereve profesionale e jo duke shpërblyer militantë partiak, nuk e kanë kuptuar qartë mesazhin që votuesi kosovar dha në zgjedhjet nacionale.Njoftojmë anëtarët dhe simpatizantët e Listës Guxo se gjatë ditëve të ardhshme, së bashku me dy deputetët e Ferizajit të Listës Guxo dhe me mbështetësit dhe aktivistët e shumtë do të takohemi për t’u koordinuar rreth hapave të mëtejmë. Takime të tilla do të mbahen në të gjithë vendin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit