2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lista Serbe e pranon që protestuesit po i binden Vuçiqit

Rekomandime

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç tha sot nga bllokada në Bërnjak se serbët nga Kosova po protestojnë paqësisht në vendkalimet për shkak të, si i quan ai, lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës, sepse rrezikohet e drejta e tyre për lirinë e lëvizjes, si dhe siguria e tyre, për shkak të anëtarëve të shumtë të njësitë speciale në Jarinjë dhe Bërnjak.

- Advertisement -

Siç aludon Simiç, Njësia Speciale e Kosovës, është përgjegjëse për të gjitha incidentet që kanë ndodhur në javën e kaluar, shkruan Kosovoonline.

“Para së gjithash, duhet të theksoj se njerëzit iu përgjigjën ftesës, kryesisht nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, por edhe nga kryesia e Listës Serbe, për të qëndruar të qetë dhe të përbërë, për të mos rënë pre e provokimeve, nga të cilat ishin qindra”, Tha Simiç, transmeton lajmi.net.

Siç thotë Simiç, ka pasur kaq shumë provokime nga anëtarët e njësive speciale të policisë në shtatë ditët e fundit, saqë ato nuk mund të mbahen mend.

- Advertisement -

Ngjarjet që ai numëroi, thotë ai, flasin më së miri për situatën në terren.

Sot është dita e shtatë që kur janë bllokuar dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

- Advertisement -

Kjo për shkak të hyrjes në fuqi të masës së reciprocitetit të caktuar nga Qeveria e Kosovës për targat e automjeteve nga Serbia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit