7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lista Serbe: “Është turp që personit që ka qëlluar fëmijët serbë t’i jepet arrest shtëpiak”

Rekomandime

“Është e turpshme, por jo për t’u habitur, që një pjesëtar i FSK-së, i cili “qëlloi fëmijët serbë” pa ndonjë arsye, iu dha arrest shtëpiak”, ka kumtuar Lista Serbe.

- Advertisement -

“Ashtu siç paralajmëruam që nga dita e parë, kur një pjesëtar i FSK-së “qëlloi pa arsye fëmijët serb, Stefanin dhe Milloshin”, të cilët mbanin pemën e Krishtlindjes në ditën e Krishtlindjes, institucionet e Kosovës po kryejnë procedurën e relativizimit të këtij akti të shëmtuar me qëllim të zvogëlimit të përgjegjësisë së të akuzuarit. Prandaj, nuk është për t’u habitur, por është turp që një person i tillë mund të vendoset në arrest shtëpiak”, pretendohet në kumtesë.

Sipas Listës Serbe, “prokurori pa asnjë turp apo përgjegjësi e ka rikualifikuar veprën penale nga tentim vrasje në shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, “duke e ulur rëndësinë e saj në atë nivel që sot në Kosovë të barazohet para gjykatës së Kosovës të shtënat ndaj fëmijëve serbë me të shtëna në ajër”.

“Natyrisht, regjimi i Albin Kurtit i shfrytëzon institucionet jo për t’i shërbyer qytetarëve, pa dallim etniteti, por për të kryer terror me qëllim të dëbimit të popullit serb”, pretendohet nga Lista Serbe, duke shtuar se “përgjegjësia për sjellje të tillë të institucioneve të Kosovës qëndron edhe në heshtjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët, siç thonë ata, nuk e pranuan apelin e Listës Serbe “për ta ndjekur me kujdes këtë procedurë gjyqësore dhe për të kontribuar në dënimin e përgjegjësve për sulmin ndaj fëmijëve serbë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit