7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lista Serbe kërkon largimin e të gjithë serbëve nga institucionet e Kosovës

Rekomandime

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se për të shtunën ka caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës, në të cilin do të propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga ai personalisht dhe duke përfunduar me serbët e vetëqeverisjes lokale, prokuroria, gjykata, policia dhe të gjitha autoritetet tjera.

Rakiq e ka thirrur mbledhjen për shkak të vendimit të Prishtinës zyrtare për suspendimin e komandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë qytetarët nga veriu për targa KM.

- Advertisement -

Ai tha se propozimi për largim nga institucionet do të vlejë edhe për të personalisht, por edhe për pushtetin vendor, prokuroritë, gjykatat, policinë dhe të gjitha autoritetet e tjera.

“Duke marrë parasysh të gjitha presionet ndaj të cilave është i ekspozuar populli ynë dhe të gjithë serbët krenarë që nuk pranojnë të jenë dekori i Prishtinës, ne duhet të forcojmë dhe ndërtojmë institucionet serbe në këto zona në bashkëpunim me vendin tonë, Serbinë”, tha Rakiq, njofton Lista Serbe.

Ai ka theksuar se Gjuriq është zgjedhur në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Veri nga serbët dhe katër kryetarë komunash nga veriu dhe se Prishtina nuk ka të drejtë të ndërmarrë asnjë sanksion ndaj tij.

- Advertisement -

“Të gjithë ne iu bashkuam institucioneve të Kosovës, sepse ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Duke pasur parasysh se Prishtina nuk e respekton atë që është nënshkruar, është e qartë se ne nuk kemi çfarë të kërkojmë nga ato institucione, sepse është e qartë se Prishtina shkel çdo marrëveshje të nënshkruar pa asnjë pasojë”, tha Rakiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit