11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Lista Serbe kërkon lirimin e të arrestuarit serb, paralajmëron kryengritje të përgjithshme

Rekomandime

Lista Serbe ka reaguar përsëri për arrestimin e serbit në veri nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet për sulm ndaj zyrtarëve policor si dhe për djegien e disa veturave me targa RKS në veri.

- Advertisement -

Përmes një reagimi Lista Serbe ka paralajmëruar kryengritje të përgjithshme, që sipas tyre për të ndaluar represionin e kryeministrit Albin Kurti ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Nga kjo parti kanë kërkuar lirimin e serbit të arrestuar.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Pas mbledhjes së të dhënave për kidnapimin e sotëm të një serbri nga forcat speciale të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë se populli serb paralajmëron Prishtinën që në rast se nuk i lirojnë të arrestuarit, të cilin njësitet e Kurtit e rrëmbyen pa të drejtë sot në veri të Kosovës dhe të mos ndalojnë së ngacmuari serbët, popullit se do të provokojnë reagimin e të gjithë serbëve.

Për të qenë i qartë, nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit