-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Listës Serbe i vjen përgjigja për kërcënimet ndaj Qeverisë, i kërkohet ta bëjnë këtë gjë

Rekomandime

Lista Serbe ka kërcënuar me largim nga Qeveria, nëse Kosova nuk e formon Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit.

E kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk punon me kërcënime dhe se po punon në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me partitë e koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ata deputetë që nuk e njohin Kosovën si shtet të vetin, ata s’mund të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, por për këtë duhet ndryshuar fillimisht Kushtetuta.

“Kosova nuk po do të ushtrojë sovranitetin në veri, atje janë mbajtur zgjedhje gati tre vjet dhe nuk janë konstituar organet komunale, e dyta Rakiq duhet të zgjedhë Serbinë a Kosovën si shtet të vetin. Nëse nuk e pranojnë shtetin e Kosovës atëherë s’mund të jenë më deputetë të Kuvendit të Kosovës, por për këtë Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën e shteti që partitë që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës duhet të ç’regjistrohen nga regjistri i veprimit politik në Kosovë. Pse shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po e bëjnë një Asociacion të komunave si ata që pretendojnë këtu në Kosovë, me ketë listë nuk duhet të merret më Kosova”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, është përcaktim i tyre nëse duan të rrinë apo të shkojnë, por nuk mund të ndërtojnë shtet brenda shtetit.

- Advertisement -
Blerim Burjani

“Nëse duan le të rrijë në Kuvend, nëse duan le të shkojnë, është përcaktimi i tyre, ata janë pakicë në këtë shtet dhe nuk mund të ndërtojnë shtet brenda shtetit unitar të Kosovës e as ndonjë mekanizëm kantonial. Pra ata duhet të përcaktohen të punojnë dhe të jetojnë në Kosovë apo të mbeten as në Beograd e as në Prishtinë siç është situata, Serbia manipulon për qëllime të saj me këtë pakicë të vogël me tre fshatra në veri, kjo nuk është letër serioz e Serbisë edhe pse ajo ka të shkon e paraqet këtë letër si joker pakicën serbe për qëllime të veta”, ka vlerësuar Burjani.

Ai shton se Kosova duhet të jetë e qartë se nuk ka më dialog për Asociacionin dhe nuk ka nevojë të merret më me këtë temë të tejkaluar e për të cilën ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

“Kosova duhet të jetë e qartë plotësisht nuk ka më dialog për Asociacion të asnjë natyre, e dyta Kosova nuk ka nevojë të merret më me këtë temë të tejkaluara është verdikti i Gjykatës Kushtetuese për këtë temë. Ata nuk e duan Asociacion pa kompetenca ekzekutive e shtetërore brenda shtetit të Kosovës kjo është e pamundur të ndodhë një Asociacion mund të themelohet vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit