20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

LIVE: Mbahet Kuvendi i PD-së, miratohet statuti i ri /Sali Berisha ka një mesazh për Bashën

Rekomandime

Miratohet komisioni drejtues/ E drejton Belind Këllici, ja anëtarëtKuvendi i Berishës shkarkon Gazment Bardhin, Grida Dumën, Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabakun.

Miratohet propozimi në Kuvend: Votim i fshehtë për shkarkimin e Bashës

- Advertisement -

Rreth 15 për qind të delegatëve të pranishëm në Kuvendin e Rithemelimit kanë propozuar që të votohet për shkakrkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

PD-në e merr tani në dorë Komisioni i Rithemelimit, ja emrat përbërës​.

- Advertisement -

Partinë Demokratike tani do e marrë në dorë Komisioni i Rithemelimit. Kështu u vendos në Kuvendin e sotëm të Partisë Demokratike. Kryetari i Komisionit Drejtues të Kuvendit, Belind Këlliçi lexoi emrat e këtij komisioni.

Partia do drejtohet në këtë mënyrë deri në zgjedhjet e reja të organeve drejtuese. Ndërkohë do jetë Kuvendi i 22 marsit të vitit të ardhshëm që do konfirmojë këto organe drejtuese.

- Advertisement -

Lista

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Arben Ristani

Belind Këllici

Blendi Himçi

Bujar Nishani

Çlirim Gjata

Edith Harxhi

Edi Paloka

Edmond Spaho

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Flamur Noka

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Gent Strazimiri

Rigels Muçollari

Ivi Kaso

Keltis Kruja

Klevis Balliu

Ledina Mandija

Luan Baçi

Lorenc Luka

Mimoza Hajdarmataj

Oerd Bylykbashi

Sali Berisha

Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisës.

Bylykbashi zbulon ndryshimet në statut që “i presin biletën” Bashës: Nëse humb zgjedhjet, shkarkohet!

Fjalën hyrëse sot në stadiumin “Air Albania” ku po zhvillohen punimet e Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha e mbajti, deputeti i PD, Edi Paloka.

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike.

Bykykbashi lexoi para 4934 delegatëve ndryshimet që pritet të miratohen në statusin e kësaj force politike.

“Kryetarit që humb zgjedhjet u përfundon mandati, pa të drejtë rikandidimi, duke zhbërë në këtë mënyrë kultin e individit…”- tha ndër të tjera Bylykbashi.

Pjesë nga fjalët e Bylykbashit:

Organet u kthyen si shtabe ushtarake, demokracia nuk vjen te përqëndrimi i pushtetit te kryetari.

Do pastrojmë partinë nga kaosi organizativ ku e ka futur Lulzim Basha, ku anëtarët rriten nga gara, dhe nuk shtypen nga urdhërat eprorë.

PD është parti që mbron vlerat, ne kemi zgjedhur si shtrat për këto ndryshime statutin e vitit 2015, i propozuar nga vetë ai.

Do tiu paraqes shkurtimisht këto ndryshime:

Shtrirja e mekanizmit një anëtar një votë, përfshirë dhe kryetarët e degëve

Votimet primare, ku kandidatët për organet e zgjedhura do të zgjidhen nga delegatët, dhe jo nga kryetari.

Garantojmë futjen e fraksioneve në parti, mendimi ndryshe nuk mund të përjashtohet, pasi rrezikon pushtetin e kryetarit.

I kemi dhënë rol përcaktues këshillit kombëtar dhe vendit kombëtar, janë forcuar dhe të zgjedhurit në bazë, të zgjedhurit duhet të jenë vullnet i shumicës.

Kryetarit që humb zgjedhjet u përfundon mandati, pa të drejtë rikandidimi, duke zhbërë në këtë mënyrë kultin e individit.

Organizatat partnere, janë rritur kuotat për të rinjtë dhe për Lëvizjen e Gruas, është shtuar dhe grupimi i dhjetorit.

Simbolet e PD janë shumë të rëndësishme, Lulzim Basha zhduku simbolet e PD-së në 2017-tën me Republikën e re, duke kërkuar ndryshimin e ADN-së sonë

***

Në statutin e ri të Partisë Demokratike, i cili pritet të votohet sot në kuvendin kombëtar të kësaj force politike, është parashikuar që kryetarit të saj t’i mbarojë mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.

Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.

Sali Berisha, i cili propozoi mbajtjen e kuvendit kombëtar pasi Lulzim Basha e pezulloi përkohësisht nga grupi parlamentar i PD për shkak se ishte shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se gjatë punimeve të kuvendit kombëtar të sotëm, Basha do të shkarkohet nga detyra e kryetarit. Ai vetë ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kryetar partie, e nëse votohet do të rikthehet në këtë post pas 8 vitesh, shkruan A2.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do të shkëpusin marrëdhëniet me PD nëse zgjidhet kryetar një person i shpallur “non grata”. Ndryshe është shprehur ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

***

Kryetari i forumit rinor të FRPD-së, Belind Këllici, u shpreh se “transparenca” është thelbi kryesori këtij Kuvendi ndërsa ka nisur puna e komisionit për verifikimin e mandateve.

Këlliçi u shpreh se 7646 delegatë firmosën thirrjen e Kuvendit, ku prezentë ishin 4934, gati për vendimmarrje.

“Në lidhje me numrin e thirrjeve që kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nevojitet ¼ për të thirrur Kuvendin. Numri total është 7646. ¼ është 1913 firma delegatësh. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularët e dorëzuar me firma janë të pranishëm në kuvend. Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike. Numri i delegatëve që janë paraqitur sot 4934 delegatë. Duke qenë se numri është më i madh, deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast. Pranë sekretariatit teknik janë paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga kuvendi”, tha ai.

Nis verifikimi i delegatëve/ Këlliçi: Transparenca, kryefjala e Kuvendit

Belind Këlliçi, kryetari i komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit të Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procedura për punimet dhe verifikimin e kërkesave nga delegatët, për mbledhjen e Kuvendit.

Në fjalimin e tij Këlliçi u shpreh se ky komision do të ngarkojë 72 përfaqësues të të gjitha degëve të PD në Shqipëri. Ky grup prej 72 emrash, do të bëjë verifikimin e delegatëve në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij Belind Këlliçi u shpreh se ky Kuvend është Kuvendi i demokracisë dhe se nga dita e sotme do të hapen të gjitha dyert për të rinjtë.

“E keni bërë këtë Kuvend më të jashtëzakonshëm. Para se të nisim punimet dua t’ju falënderoj përzemërsisht për këtë pjesëmarrje që mishëron më së miri demokracinë. Jam i bindur që nga dita e sotme do të forcojmë institucionet. PD nga sot e tutje do t’i hapë të katra dyert për të rinjtë për t’i dhënë mundësi për të bërë karrierë.

Do të verifikojmë numrin e kërkesave që janë drejtuar për të thirru Kuvendin Kombëtar. Ky Komision do të ngarkojë 72 përfaqësues për të gjitha degët e PD për të verifikuar secilat firma. Kjo trupë në këtë moment në zbatim të statutit do të bëjë verifikimin e prezencës së delegatëve. Sekretariati teknik ngarkohet të kryejë të gjitha verifikimet përkatëse. Verifikimi do të bëhet nëpërmjet teknologjisë që mundëson në kohë reale pjesëmarrjen. Kryefjala e këtij Kuvendi do të jetë transparenca. Askush nuk i trembet të vërtetës. Në këtë Kuvend prevalon vetëm e vërteta”, tha Këlliçi.

Miratohet komisioni drejtues/ E drejton Belind Këllici, ja anëtarët

Në fund të fjalës së tij, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, propozoi emrat për komisionin që do drejtojë Kuvendin Kombëtar.

Në krye të komisionit do jetë Belind Këlliçi. Emrat e tyre u miratuan me brohoritje në stadium.

EMRAT

Albana Vokshi, kryetare e LDG

Ervin Minarolli, sekretar organizativ i PD

Ivi Kaso, sekretar zgjedhor i PD

Edmond Spaho, ish-nënkryetar i PD

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD- drejtues i komisionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit