-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lladrovci e quan ‘hut’ Ajazajn: Përveç dyshim i ulët, është edhe i neveritshëm

Rekomandime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është përgjigjur kundërkandidatit të tij Driton Ajazajt pas një deklarate të tij ku mes tjerash tha se Lladrovci përfolet se mund të jetë dëshmitar kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Lladrovi tha se ky është një dyshim i ulët dhe shtoi se për këtë shpifje, dikush po përgjigjet para organeve të drejtësisë.

- Advertisement -

Tutje ai tha se këto lloj shpifjesh ndaj tij dhe shokëve të tij I prodhojnë “ hutat me traditë të ish-regjimit”.

“Përveç se është dyshim i ulët, është edhe i neveritshëm. Për këtë shpifje, dikush tashmë po përgjigjet para organeve përgjegjëse. Këto lloj shpifjesh, kundër meje dhe shokëve të mi, mund të prodhojnë vetëm hutat me traditë të ish regjimit. Jam krenar me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në Republikën e Kosovës dhe qenies së kombit tim. Qentë lehin e fitoren tonë s’mund e pengon askush”, ka thënë Lladrovci për Express.

Ndryshe, kandidati për kryetar të Drenasit nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazaj, vlerësoi se kundërkandidati i tij, Ramiz Lladrovci, ka humbur besimin e qytetarëve në balotazh.

- Advertisement -

Ajazaj deklaroi se Lladrovci po gënjen se e ka marrë mbështetjen e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një bisede telefonike nga Haga.

Ajazaj mes tjerash vlerëson se Lladrovci dyshohet të jetë dëshmitar kundër tyre në Hagë.

- Advertisement -

“Nuk i di raportet e tyre personale por përfolet se ky mund të jetë njëri nga dëshmitarët e tyre dhe për mua është e pakuptimtë që të thirret në biseda telefonike kur i dalin dhjetëra incizime ku ky mund të jetë dëshmitar potencial kundër tyre. Kam dëgjuar se më 19 nëntor 2019 ka qenë në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se çfarë dëshmitari duhet ta tregoj ai vetë. Nuk ka mundësi që të ketë kontakte – është mashtrim publik që po tenton ta bëjë por do të humbet”, deklaroi Ajazaj në Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit