2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lladrovci i kundërpërgjigjet Lushtakut

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është përgjigjur Sami Lushtakut, i cili ka deklaruar se Lladrovci nuk e ka mbështjetjen e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas për të rikandiduar për kryetar të kësaj komune.

Lladrovci ka thënë se të gjithë ata që thonë se ai nuk ka mbështetje për kryetar të Komunës së Drenasit nuk e njohin dhe nuk e duan PDK-në.

- Advertisement -

“Gjithë ata që flasin e kam apo nuk e kam mbështjetjen e degës nuk e njohin dhe nuk e duan Partinë Demokratike. Statuti i PDK-së e përcakton se kandidatin e zgjedh kryetari dhe kryesia e Partisë Demokratike”, tha ai.

Lladrovci po ashtu ka shtuar se për një kohë të gjatë ka marë konfirmimin nga partia për të kandiduar për kryetar të Komunës së Drenasit.

“Mua më ka konfirmuar ish kryetari Veseli në shtator të 2020, në janar të 2021 më ka konfirmuar kryesia e partisë, më ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj dhe më ka rikonfirmuar tani z.Krasniqi”, tha ai.

- Advertisement -

Lladrovci ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës është krenuar dhe do të krenohet me të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit