26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

Rekomandime

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Pejë. Bëhet fjalë për 30 vjeçarin, Armend Kadriaj, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se ai po kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

- Advertisement -

· ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë.

· I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

· Vjedhje e Rëndë

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit