1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Llejtënanti i Ushtrisë së Kosovës, Bajram Geci, kryen me sukses njërin prej kurseve më sfiduese në Ushtrinë Britanike

Rekomandime

Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bajram Geci, ka përfunduar kursin e Betejës së Komandantëve të Togjeve të Mbretërisë së Bashkuar në shkollën prestigjioze të Iuftës së Këmbësorisë.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Kosovë, e cila ka thënë se ka kryer me sukses një nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Britanike.

Kursi i Betejës së Komandantëve të Togut, përqendrohet në prodhimin e Komandantëve të Togës të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ky kurs përfundon menjëherë pas komisionimit nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS).

“Fundi i Prillit shënoi një arritje tjetër të dukshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Togeri Bajram Geci përfundoi me sukses një nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Britanike, Kursin e Betejës së Komandantit të Togut. Ky kurs përqendrohet në prodhimin e komandantëve të rinj të këmbësorisë të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ne i urojmë Lt Geci suksesin më të mirë dhe të madh në karrierën e tij të ardhshme.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit