6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

‘Llepota’ i del në mbrojtje Ministrit Shala që rrahu mbrëmë gazetarin

Rekomandime

Ndonëse ndodhet në arrati prej më shumë se një muaji në kërkim nga Policia e Kosovës, gangsteri Astrit Mehmeti, i njohur me nofkën ‘Llepota’ është lajmëruar në Facebook.

Përmes një profili të rrjetit social Facebook, i emërtuar si Astrit Llepota, i dyshuari për plagosjen e katër personave para klubit të natës “Duplex” më 8 nëntor, ka komentuar në një postim në facebook.

I ka dal në mbrojtje ministrit të Tregtisë, Endrit Shalës, i cili sulmoi fizikisht gazetarin Ensar Ramadani të martën.

- Advertisement -

Në postimin e një portali në Facebook lidhur me sulmin e ministrit Shala ndaj gazetarit të portalit Indeksonline, ‘Llepota’ ka sugjeruar se “mirë ia ka ba” ministri që sulmoi gazetarin.

“O mirë ja ka ba se kta hajnë shumë shumë… dhe desinformojnë shumë”, ka shkruar Llepota.


Ky profil në Facebook i Astrit Mehmetit është hapur rishtazi në muajin dhjetor. Ai përmban fotografi të të dyshuarit nga Podujeva.

- Advertisement -

Dy javë më parë, drejtori i Policisë së Kosovës deklaroi se arrestimi i Astrit Mehmetit – Llepotës, është çështje orësh.

“Në momentin e parë që kemi informacion ku është Astrit Mehmeti, do ta arrestojmë. Jemi duke punuar, besoj që do të arrestohet shumë shpejt. Është cështje e hetimeve dhe verifikimit të vendndodhjes, në momentin e parë që merret vesh vendndodhja e tij, nuk ka person që është i paprekshëm, është çështje orësh ose ditësh kur do të arrestohet”, deklaroi Qalaj më 8 dhjetor.

- Advertisement -

Astrit Mehmeti kishte hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës “Duplex” më 8 nëntor, teksa kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Të dy shoqëruesit e tij po ashtu kishin qenë të armatosur.

Siç dëshmon një video, grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” ishin gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave ishin dëgjuar të krisura armësh, të cilat kishin krijuar panikë tek qytetarët e pranishëm.

Kjo nuk ka qenë hera e parë që Astrit Mehmeti ishte përfshirë në probleme në kryeqytet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit