“Llogari t’i kërkojnë Hashim Thaçit”, Kurtit i vjen paralajmërimi për Specialen

0
102

“Albin Kurti nuk është ai që e ka votuar Gjykatën Speciale, përkundrazi. Ai me mish e me mish është munduar që kjo Gjykate Speciale të mos votohet, por ajo u votua. U votua pikërisht nga figura eminente të UÇK-së, të cilët sot janë pjesë e politikës. Ata mund të protestojnë sa të duan por asgjë nuk ndodh, sepse Gjykatën Speciale s’mund ta zhbëj askush. Llogari le të kërkojnë te Hashim Thaçi që ka qenë insistuesi më i madh për krijimin e kësaj Gjykate, dhe jo tek Albin Kurti”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ftesat për hetim dhe intervistim të të dyshuarve nga Gjykata Speciale, tani gati janë bërë gjë e zakonshme e cila po vazhdon pothuajse në baza ditore, edhe pse Kosova është në boshllëk institucional në pritje të krijimit të qeverisë së re.

Analistët politikë konsiderojnë se shtimi i dinamikës së punës së kësaj gjykate, po vjen në një moment mjaft kritik dhe sfidues për shtetin e Kosovës, sepse në këtë fazë pas zgjedhore, pa institucione me funksion dhe legjitimitet të plotë veprimi, vendi mundë të rrezikohet nga ndonjë protestë dhe shpërthim i papritur, nëse së shpejti fillojnë të shpallen aktakuzat e para dhe fletë arrestet.

Mirëpo tani dihet mirëfilli që kundërshtimet dhe argumentimet kundër nga Vetëvendosje aso kohe nuk u përfillën, prandaj analistët politikë theksojnë se tani edhe Qeveria në ardhje me kryeministër Albin Kurtin, nuk duhet të merr barrën dhe ta kundërshtojë veprimin e kësaj gjykate, qoftë edhe po të ketë presion nga Shoqatat e Veteranëve të luftës, që t’i përmbahet zotimit të dhënë si lider i opozitës për të mos e njohur dhe mos bashkëpunuar me Gjykatën Speciale, për dorëzimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së ndaj të cilëve pritet që së shpejti të shpallen edhe fletarrestet.

Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi duke folur për këtë situatë të krijuar tani, thekson se kushdo që mendon se duhet kundërshtuar tani veprimin e Speciales, duhet t’i kërkoj llogari Hashim Thaçit.

“Albin Kurti nuk është ai që e ka votuar Gjykatën Speciale, përkundrazi. Ai me mish e me mish është munduar që kjo Gjykate Speciale të mos votohet, por ajo u votua. U votua pikërisht nga figura eminente të UÇK-së, të cilët sot janë pjesë e politikës. Ata mund të protestojnë sa të duan por asgjë nuk ndodh, sepse Gjykatën Speciale s’mund ta zhbëj askush. Llogari le të kërkojnë te Hashim Thaçi që ka qenë insistuesi më i madh për krijimin e kësaj Gjykate, dhe jo tek Albin Kurti”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

E derisa votimi i saj dhe presioni mbi deputetët është zhvilluar nga vetë ish zyrtarët e lartë të UÇK-së, Krasniqi thotë se nuk pret që të ndodhë ndonjë pakënaqësi publike, e shpërfaqur me protesta e të ngjashme ndaj Speciales.

“Edhe pse tani janë piketuar të gjithë ata që do të jenë objekt i ndjekjes dhe arrestimit, por pakënaqësia mundë të shprehet me zbrazjen e Kosovës për shkak të problemeve të tjera sociale që po e bëjnë të pa mundur mbijetesën e qytetarit të Kosovës për shkak të ngecjes në zhvillim. Kështu që s’do të ndodh asgjë. Do të arrestohen ata që Gjykata Speciale i ka targetuar për t’u arrestuar, dhe jeta do të vazhdoj. Kosova rrezikun më të madh e ka zhbërjen e saj nga zbrazja. Ky është rreziku që e kam paralajmëruar që nga 2008. Gjykata Speciale harrohet pas disa viteve”, deklaroi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.