1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Loja e Vuçiqit: “Mizat nga Kosova bëhen kërcënim për Serbinë”

Rekomandime

Vetëm një javë pasi e quajti e kryeministrin e Kosovës “mizë që pret nga hienat t’i sjellin ndonjë pre” dhe u shpreh se “Serbia më mirë do të blinte sprej për t’u mbrojtur nga mizat pasi kanë rrezik më të madh se forcat ajrore të Kosovës”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ndërruar deklaratë. Tash po shprehet “i shqetësuar për kërcënimet nga Prishtina”.

- Advertisement -

Në një konferencë për media të enjten, Vuçiqi ka thënë se Beogradi shpreson për vazhdim të dialogut në nivel të lartë. Ai ka deklaruar se i ka folur emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën për “kërcënimet, mosrespektimin e marrëveshjeve të Brukselit, mungesën e vullnetit për t’iu përmbajtur atyre, por edhe sjelljet e dhunshme për çështjen e targave”.

“Kërkesa ime për Bashkimin Evropian dhe shqiptarët është që të marrin shënim për ata që flasin çdo ditë për përkeqësim. Qëllimi i tyre i vetëm është që t’i sulmojnë serbët dhe të ushtrojnë presion shtesë ndaj tyre dhe aksione të tjera, sidomos në veri të Kosovës”, ka thënë Vuçiq. “Është me rëndësi për stabilitet të rajonit, që të gjithë njerëzit tanë, serbë e shqiptarë, të ruajnë paqen”.

Vuçiqi i ka quajtur të vështira bisedimet me senatorët amerikanë me të cilët u takua ditë më parë. Është shprehur i bindur për përforcim të raporteve me SHBA-në. Vuçiqi ka pranuar se “s’ka dyshime” që po i krijohen shumë probleme pasi që Serbia është i vetmi vend në Evropë që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

- Advertisement -

Ishte vetë Vuçiqi që kërcënoi një muaj më parë me “përgjigje të befasishme nga Serbia” nëse Kosova pranohet në organizata ndërkombëtare. S’kanë kaluar tre ditë qëkur Vuçiqi foli me krenari për forcimin ushtarak të Serbisë.

Qëndrimet kundërthënëse të Serbisë, që në njërën anë akuzon të tjerë për prishje të paqes e vetë furnizohet me armë nga Rusia dhe Kina, në kohën kur në Evropë po bëhet luftë, kanë qenë cak i raportimeve ndërkombëtare dhe ngritjes së alarmit te politikanë të caktuar evropianë.

- Advertisement -

Pasi që Serbia refuzoi të vinte sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, politikanë të ndryshëm evropianë kërkuan që të përcaktohet për një qëndrim, evropian apo rus, dhe të mos luajë me dy karta.

Të enjten, mediumi prestigjioz “The Guardian” raportoi për rrëshqitjen e Serbisë drejt autokracisë.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe monitorues të demokracisë në këtë vend paralajmëruan rreziqet që vijnë nga pushteti i Vuçiqit, që së fundmi mori mandatin e dytë si president.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit