19.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

‘Lojëra të pandershme të Beogradit’, Donika Gërvalla nuk u lejua të hyjë në Serbi

Rekomandime

Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i është ndaluar hyrja në Serbi.

Kjo është bërë e ditur nga MPJD për Demokracia.com.

- Advertisement -

Ajo pati në plan që sot të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, por e cila iu anulua.

“Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Megjithatë vizitën do të përpiqemi ta realizojmë në një datë tjetër”, kanë thënë nga MPJD.

Në anën tjetër edhe Kosova sot ia ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Demokracia.com, MPJD ka bërë të ditur se kjo kërkesë e Petkoviqit nuk është aprovuar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datën 15 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit