0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Londër, erdhëm!”: Momenti kur emigrantët “arratisen” nga kamioni

Rekomandime

Ky është momenti kur një grup prej pesë njerëzve, që supozohet të jenë emigrantë dolën nga një kamion në një pronë industriale në Essex.

Sipas mediave britanike, burrat ishin në pjesën e pasme të automjetit të rëndë, kur u ndal në Stonehouse Estate në Purfleet, Essex rreth orës 11:30 të ditës së djeshme.

- Advertisement -

Siç thuhet më tej, burrat janë parë duke dalë përmes një mbulese, në pjesën e prapme të kamionit.

Sipas një dëshmitari, një nga burrat bërtiti “Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”. Burrat thuhet se u larguan nga vendi i ngjarjes pasi dolën nga kamioni para se të mbërrinte policia.

DailyMail shkruan se emigrantët ende po rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Kanalin, duke u vendosur në pjesën e pasme të kamionëve, me gjithë vdekjen tragjike të 39 personave në tetor.

- Advertisement -

Ndryshe, trupat e 39 shtetasve vietnamezë, përfshirë dy djem 15-vjeçarë, u gjetën në rimorkio në një park industrial në Grays, në orët e para të 23 tetorit, menjëherë pasi kamioni arriti me një traget nga Zeebrugge, Belgjikë.

Lidhur me këtë ngjarje mediat kishin raportuar se supozohet se kontejneri u vendos në një anije ngarkese.

- Advertisement -

Kalimi i kanalit zgjati rreth dhjetë orë para se anija të hipte në portin Essex të Purfleet në Thames. Shërbimi i Ambulancës në Lindje të Anglisë ishin të parët që arritën.

Pesë ambulanca, ekipet e reagimit të zonave të rrezikshme dhe një makinë nga Essex dhe Herts Air Ambulanca u gjenden aty. Policia Essex u thirr atëherë. Pak minuta më vonë, ata arrestuan shoferin me dyshimin për vrasje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit