2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Londra shtyn seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Rekomandime

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën e planifikuar për 31 tetor, është në pikëpyetje.

Kësisoj raporton Veçernje Novosti, sipas së Mbretëria e Bashkuar duket se qëndron prapa saj

- Advertisement -

Gazeta thekson se seanca mund të shtyhej për “një arsye të çuditshme” sepse, sipas burimeve të saj në të nuk mund të merr pjesë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Sipas Novostit, Mbretëria e Bashkuar qëndron pas kësaj, duke marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit më 1 nëntor, në mënyrë që, me kërkesën bërë një muaj më parë, agjenda e planifikuar të mund të ndryshonte, domethënë do të largonte debatin për Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vlladislav Jovanoviq i tha gazetës se “kjo mund të jetë një manovrim nga patronët shqiptarë për të hequr përsëri Kosovën nga KB”, por shtoi se ai nuk mendon se do të kalojë.

- Advertisement -

Ai shprehet se edhe nëse Çitaku nuk shkon, dikush nga Prishtina mund të vijë dhe të paraqesë pozicionin e tyre.

“Novosti” thekson se është e mundur që britanikët dëshirojnë që Kosova të jetë temë diskutimi kur ata kryesojnë debatin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit