17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Loshi: Haradinaj e ka mizën pas veshi, liberalizimi ka ndodhur në kohën kur ai ishte kryeministër

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën në seancën e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se Kosova do të ketë liberalizimin e vizave dhe do të pranohet në Evropë pasi të largohen nga pushteti ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju keni shkuar aq larg sa i keni thënë Kosovës si të largohet UÇK-ja ka me na pranu Evropa, kanë me na dhënë liberalizimin, ku e keni liberalizimin, ku e keni ju lutem, ju keni hy derë me derë keni thënë vetëm t’i largoni këta të UÇK-së, komandantët, qeveria e komandanteve, pronto komandantët, ku jeni bre, kush është duke ju pritë. Sot po lavdëroheni që nuk po harxhoni, nuk po harxhoni se keni mbetë mbyllur, ku është liberalizimi i vizave çka ju tha ambasadorja e Francës para dy-tre ditësh, jeni mbyt”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Këtë dekaratë të Haradinajt e komentoi publicisti Liri Loshi, i cili ta se deklarata është e pavërtët dhe se nuk ka force politike në Kosovë që është kundër UÇK-së, përveç Listës serbe.

“Ramush Haradinaj po thotë se Vetëvendosja ka thënë se kur të largohet UÇK-ja nga pushteti, Kosova e merr liberalizimin e vizave! A është e vërtetë se dikush ndonjëherë e ka thënë këtë gjë? Jo, nuk është e vërtetë. Nuk ka force politike në Kosovë që është kundër UÇK-së, përveç Listës serbe. Tjetër gjë janë komandantët e lidhur me krimin dhe korrupsionin, të cilët këto punë të pista i kanë bërë duke qenë në krye të pushtetit e tjetër gjë është UÇK-ja”, ka thënë Loshi.

Sipas tij, 22 vite pas lufte, ajo për çka mund të falënderohet UÇK-ja është lufta e saj për çlirimin e Kosovës.

- Advertisement -

“Për çdo gjë që ka ndodhur pas përfundimit të luftës, UÇK-ja as nuk mund të fajësohet, as nuk mund të lavdërohet. Përgjegjësinë për zhvillimin apo ngecjet e Kosovës i bart klasa politike në pushtet, por një pjesë të përgjegjësisë e mban edhe opozita. UÇK-ja nuk ka përgjegjësi. Ramush Haradinaj, sot u fsheh pas UÇK-së, sepse kur flasim për komandantet e lidhur me krimin dhe korrupsionin, ai e ka mizën pas veshi, ashtu siç e kanë edhe plot të tjerë. Por UÇK-ja nuk përzihet me krimin, hajninë, haraçin, apo korrupsionin. Kriminelet, hajnat, haraçaxhinjtë, të korruptuarit… kanë emër dhe mbiemër”, ka deklaruar ai.

Në fund Loshi ironizoi me Haradinajn duke thënë se liberalizimi ka ndodhur në kohën kur ai ishte kryeministër.

- Advertisement -

“Po pse zoti Haradinaj debaton sot për liberalizimin e vizave, kur kjo është një gjë e përfunduar? Liberalizimi ka ndodhur në kohën sa ai ishte kryeministër!

“Po, po, liberalizimi ka ndodh! Na vjen keq prej qytetareve se është vonuar aq shume, por liberalizimi ka ndodh dje! Urime!”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit