7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Loshi zbulon detaje pse Lista serbe nuk votoi Qeverinë Kurti, përmend edhe PAN-in

Rekomandime

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend.

Loshi tregon që Lisa serbe nuk ka votuar qeverinë Kurti, pasi ajo kishte votuar qeverin e PAN-it, dhe se tash do të votoj edhe qeverinë e Hotit nëse i vie radha.

- Advertisement -

Ish-mjeku, shprehët gjithashtu se ne si popull nuk I besojm çdo gjë që ata thonë për afrimin e Kurtit me Beogradin sepse ata vet kanë bërë pazarllëke me ta së pari.

Postimi i plotë

Lista serbe nuk ka votuar qeverinë Kurti, por ajo kishte votuar qeverinë e PAN-it. Ajo ka votuar edhe mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ajo do ta votojë edhe qeverinë Hoti, nëse i vie radha, kuptohet për shkak të implikimeve kushtetuese.

- Advertisement -

Tashmë dihet se është arritur marrëveshja mes LDK-së dhe Listës serbe për bashkëqeverisje. Pra, krejt faktet flasin se Lista serbe do të votonte çdo subjekt tjetër, por jo edhe Vetëvendosjen. Të gjithë e dimë se Lista serbe është një subjekt politik i kontrolluar rreptë nga Beogradi.

Tash, më thoni ju mua, si kanë fytyrë të gjithë ata që akuzojnë Albin Kurtin per afrim me Beogradin, për politikë proserbe, për tradhëti kombëtare…? Apo mendojnë se edhe ne jemi krejt të pacipë dhe të panjerzillëk siç janë ata vetë që t’i besojmë poshtërsitë që ata nxjerrin nga goja?!

- Advertisement -

Një minimum morali duhet ta ketë secili njeri që i ofron dy fjalë publikut! Sepse, morali në shoqëri nuk ka vdekur! Të pamoralshmit gabojnë rëndë kur masin moralin e të tjerëve me peshoren e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit