0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Loshi zbulon se në favor të kujt do të vendos Gjykata Kushtetuese

Rekomandime

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka reaguar në lidhje me situatën aktuale poltike, duke u shprehur që kot bëjnë zhurum LDK. PDK, AAK, NISMA dhe AKR, pasi sipas Loshit të gjitha këto parti janë mall i skaduar dhe se i vetmi afat që ka mall është Vetëvendosja.

Më tej, Loshi thotë që Gjykata Kushtetuese ka shumë gjasa të vendos në favor të LVV dhe se marrëveshja nuk do të bëhet pa Vetëvendosjen. Dhe e gjitha do të duhet të bëhet me shumicë e shumica quhemi popull, pra populli shumicë, e Kurti e ka pas vetes popullin.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Kot bëjnë zhurmë LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR. Unë më nuk do të merrem fare me propagandën e tyre që po bëjnë kundër qeverisë në detyrë, kundër Albin Kurtit dhe kundër Vetëvendosjes. Është një propagandë gebelsiane! Shumë e organizuar dhe tepër e ndyrë njëkohësisht. Pse nuk do të merrem me to? Sepse, nuk ia vlen. Është vetëm humbje kohe.

Të gjitha këto parti janë mall i skaduar dhe asnjëra prej tyre nuk e ka as shansin më të vogël për ta bërë popullin për vete. I vetmi mall që ka afat për t’u shitur në tregun politik është Vetëvendosje. Koha punon për të. Çdo zhvillim jashtë e brenda punon për të. Gjasat janë më së reale që Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të Vetëvendosjes dhe së shpejti do të kemi zgjedhje të lira, ku partitë politike do të matën me votën e sovranit.

- Advertisement -

Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe, nuk ka asnjë proces politik që mund të bëhet pa Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Kjo nënkupton se çfarëdo qeverie e pakicës do të jetë si bryma para diellit. Instalimi i qeverive të tillla me kryeministër kukull si Avdullah Hoti, janë vetëm humbje kohe. LDK vetëm mund t’i bëjë qejfin vetes, të çojë njerëz në Bruksel dhe në Washington për ekskurzion me para të taksapaguesve kosovarë, të pretendojë se po akordon marrëveshje me Serbinë, por jo edhe të bëjë ndonjë punë reale në atë drejtim. Sepse, për të bërë marrëveshje me Serbinë duhet ta kesh popullin pas. E, LDK nuk e ka popullin.

Marrëveshja nuk do të bëhet pa Vetëvendosjen. Dhe nuk do të bëhet qysh thonë indidividët që gjenden rastesisht në mënyrë joparimore në krye të shtetit, por qysh themi ne shumica. Dhe ne shumica quhemi popull, pra populli shumicë. Dhe ky popull shumicë do të artikulojë interesat e veta përmes një partie politike që quhet Lëvizja Vetëndendosje.

- Advertisement -

S’ka rrugë tjetër. Ka vetëm shpresa të kota të njerëzve të dëshpëruar dhe sjellje në rreth.

Të gjithë ata që përkrahin Vetëvendosjen duhet të jenë të relaksuar dhe të qetë. Populli i ka kuptuar të gjitha makinacionet dhe nuk ka nevojë për asnjë shpjegim. Ai tashmë e ka krejt të qartë se ke duhet votuar dhe pse. I duhet vetëm data e zgjedhjeve. Të tjerat i di ai vetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit