0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Lufta amerikano-gjermane’ për Kosovën, euro-deputetja akuzon SHBA-të se po nxisin konflikt në Ballkan

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka qenë tejet aktive në Twitter sot, në veçanti rreth zhvillimeve politike në vend, pas vendimit të LDK-së për të kërkuar mosbesimin e Qeverisë. Ajo sot ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë.

- Advertisement -

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon, shkruan Reporteri.

Von Cramon ka qenë edhe udhëheqëse e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Por, nuk është ndalë më kaq. Teksa ka shpërndarë një koment të një kosovari që jeton në Amerikë, e i cili duket se ishte i mllefosur me disa politikanë në Kosovë, Von Cramon ka akuzuar rëndë të dërguarin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka thënë se SHBA-të përmes ambasadorit të tyre në Gjermani, e po ashtu i dërguar special për dialogun Kosovë – Serbi, të presidentit Trump, ambasadorin Richard Grenell, po nxisin konflikte.

- Advertisement -

“Po. Dhe #US me @RichardGrenell po ushqejnë vazhdimisht konfliktin nga pas #Kosova #Serbia”, ka shkruar ajo.


Kjo qasje e saj, vë në pah sërish mospajtimet mes Amerikës dhe Gjermanisë për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa Gjermania dëshiron hapa më të ngadaltë dhe ka ide tjera rreth zgjidhjes, nga Amerika kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe nuk pajtohen me gjermanët në shumë pika.

- Advertisement -

Që prej ardhjes së Qeverisë Kurti, amerikanët kanë arritur dy marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, atë për hekurudhat dhe autostradat si dhe atë për linjën ajore. Për të dy këto, kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar shumë, përveç se ka thënë se nuk është konsultuar fare nga zyrtarët nënshkrues.

Kurti është përballë me presion të madh amerikan për ta hequr krejt taksën dhe për të mos vendosur reciprocitet fare. Ai nuk i dëgjoi dhe duket se disa sanksione kanë filluar. Për dallim nga Amerika, BE-ja sikur po e mbështetë planin e Kurtit për ta ‘bllokuar’ pak dialogun me Serbinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, të mërkurën, e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka arsyetuar mocionin duke thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ai ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit