7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Luftë” brenda LDK-së, Agim Veliu ia rrëzon vendimin Arban Abrashit- DOKUMENT

Rekomandime

Ministria e Punës dhe Administratës e ka kthyer në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqin i cili dje me vendim të ministrit të kësaj ministrie Arban Abrashi u shkarkuar.

- Advertisement -

MPBA ka vlerësuar se vendimi i Arban Abrashit, është i paligjshëm.

Vendimi është nënshkruar nga Agim Veliu, ministër i MPBA-së dhe nënkryetar i LDK-së. Veliu me këtë vendim ka dalë kundër vendimit të sekretarit të LDK-së, ministrit në detyrë të Infrastrukturës, shkruan Ballkani.info.

- Advertisement -


Ballkani.info ka raportuar sot gjatë ditës për këtë vendim, si dhe një takim të një dite më parë ndërmjet sekretarit të MPBA-së, Lulzim Ejupi, Nexhat Krasniqit, të shkarkuar dje nga sekretari i sapo emëruar nga Abrashi, Zymber Abdullahu dhe biznesmenit Valon Ademi.

Në vendimin e MPBA-së thuhet në këtë vendim të kundërligjshëm Abrashi nuk ka dhënë fare arsyet e shkarkimit.

- Advertisement -

Në vendim thuhet se nëni 62 I ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik I ka përcaktuar taksativisht arsyet kur nëpunësi civil mund të lirohet nga detyra. Për më tepër paragrafi 3.2 i nenit 61 të Ligjit përcakton se nëpunësit e kategorisë së kartë drejtuese lirohen nga detyra me vendim të “Qeverisë” me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore.

Vendimi i plotë:

Anulohet vendimi me numër protokolli 1680 i datës me numër protokolli 1680 I datës 1.03 2021 i Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës

2. Detyrohet Ministria e Infrastrukturës për zbatimin e menjëhershëm të këtij Vendimi

3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit

Ministrit i Ministrisë së Infrastrukturës me Vendimin e kundërligjor me numër protokolli 1680 i datës 1.032021 e ka liruar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës z.Izedin Bytyqi

Në vendimin e kundërligjshëm nuk ka dhënë fare arsyet e nxjerrjes së këtij Vendimi

Neni 62 i ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik i ka përcaktuar taksativisht arsyet kur nëpunësi civil mund të lirohet nga detyra. Për më tepër paragrafi 3.2 i nenit 61 të Ligjit përcakton se nëpunësit e kategorisë së kartë drejtuese lirohen nga detyra me vendim të “Qeverisë” me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore.

Në këtë mënyrë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturë me Vendimin me numër numër protokolli 1690 i datës 1.03.2021 ka shkelur dispozitat ligjore, rrjedhimit vendimi i tillë ex-lege bëhet akt administrativ i detyrueshëm për anulim për shkak të paligjshmërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit