11.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Luftëtari shqiptar fiton për 10 sekonda

Rekomandime

Pritej që sfida e titullit në MMA mes luftëtarit shqiptar Bernardo Sopai dhe Julian Lopez të zgjaste dhe të ishte e luftuar nga të dy sportistët.

- Advertisement -

Megjithatë, dueli nuk shkoi më shumë se 10 sekonda me Sopai që gjeti të papërgatitur Lopez dhe me një grusht në fytyrë hodhi në tapet kundërshtarin.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e arbitrit të sfidës, me fierakun që kërkoi të vazhdonte sulmin ndaj Lopez.

Por, shpejt u kuptua se ky i fundit ishte totalisht jashtë loje dhe se nuk mund të vijonte duelin e titullit.

- Advertisement -

Në këtë formë, Sopai mbrojti me sukses titullin duke e zgjidhur sfidën me siguri shumë më shpejt nga sa e kishte menduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit