1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Luginën për 17 fshatra të veriut dhe Leposaviqin” – Shpejtim Bulliqi i reagon me harta Lutfi Hazirit

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili mbrëmë u shpreh pro një shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë, e që do të përfshinte Luginën e Preshevës në këmbim të 17 fshatrave në veri dhe Leposaviqit.

Me anë të një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se fshatrat që i përmend Haziri, nuk janë të vogla, dhe janë vendbanime që historikisht i kanë takuar Kosovës.

- Advertisement -

Sipas tij, Serbia po kërkon më shumë se 197 kilometra katrorë në territorin e Kosovës, dhe se deklaratat e tilla të Hazirit po e dëmtojnë shumë vendin.

“Do te ishte mirë nëse ka fakte apo informata shtesë z.Haziri që t’i publikojë ato për të cilat po flet, sepse faktet shkencore na thonë ndryshe, deklarata si këto na dëmtojnë shumë ku ende pa na njohur Serbia me kufijtë aktual, politikanë të pamatur të vendit tonë japin oferta që na dëmtojnë shtetësinë dhe territorin. Të gjithë shqiptarët e Lugines kanë deshirë të jenë bashkë në shtetin e Kosovës, por realiteti është i tillë çfarë është, dhe nuk guxojmë të bëjmë tregti me toka dhe pasuri natyrore të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Pas paraqitjes së mbrëmshme në debat televiziv (TV Dukagjini) të z.Lutfi Haziri, i cili ndër të tjera deklaroi se në shkëmbimet e mundshme territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, ne duhet t’i japim 17 fshatra për të marrë Luginën e Preshevës si pjesë të Kosovës. Për t’a korrigjuar z.Hazirin, nuk janë në pyetje 17 fshatra të vogla siç po pretendon ai, janë 197km2 me shumë fshatra që historikisht kanë qenë pjesë e Kosovës, ndërsa ajo çka po kërkon Serbia haptas tash është shumë më shumë se ato 197km2, ku Serbia i ka rritur pretendimet e saj pas deklarimeve të disa prej eksponentëve politik që janë bartës institucionesh në Kosovë, se duhet të ndodhë shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë dhe duhet të përmisohen gabimet historike.

Do te ishte mirë nëse ka fakte apo informata shtesë z.Haziri që t’i publikojë ato për të cilat po flet, sepse faktet shkencore na thonë ndryshe, deklarata si këto na dëmtojnë shumë ku ende pa na njohur Serbia me kufijtë aktual, politikanë të pamatur të vendit tonë japin oferta që na dëmtojnë shtetësinë dhe territorin. Të gjithë shqiptarët e Lugines kanë deshirë të jenë bashkë në shtetin e Kosovës, por realiteti është i tillë çfarë është, dhe nuk guxojmë të bëjmë tregti me toka dhe pasuri natyrore të Kosovës.

- Advertisement -

Shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka pasë as gjatë kohës së Ish-Jugosllavisë, ka pasur grabitje tokës së Kosovës nga Serbia, por ka kaluar ajo kohë.

Për më shumë shih fotot mëposhtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit