1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lukashenko e luan ekspertin: Iufta, e mundshme vetëm në këtë rast

Rekomandime

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, tha të premten gjatë një fjalimi në kuvendin se vendi i tij nuk ka interes për Iuftë.

Megjithatë, ai tha se konflikti do të shpërthente vetëm nëse Bjellorusia ose aleatja e saj e ngushtë, Rusia, sulmohen drejtpërdrejt, shkruan France24, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

Bjellorusia dhe Rusia kanë planifikuar që të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake muajin e ardhshëm në Bjellorusi, shtet që kufizohet edhe me Ukrainën. Rusia, përpos në Bjellorusi, ka grumbulluar mijëra ushtarë edhe afër kufirit lindor të Ukrainës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, John Sullivan, tha se madhësia e trupave të grumbulluara ruse afër kufirit të Ukrainës do të mundësonte pushtim me pak paralajmërim.

Ai gjithashtu paralajmëroi se sanksionet ekonomike ndaj Rusisë do të ishin vetëm një pjesë e përgjigjes së Perëndimit, nëse ushtria ruse do ta pushtonte Ukrainën. Në masa të tjera do të përfshiheshin kontrollimi i eksportit, parandalimi i futjes në operim të gazsjellësit të ri mes Rusisë e Gjermanisë dhe mbrojtja më e madhe e aleatëve në Evropë.

- Advertisement -

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për uljen e tensioneve, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të zhvillojë të premten një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha për Radio RTL se i përket Putinit që të thotë nëse dëshiron konsultime apo ballafaqim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit