20.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Lukashenko kërcënon Zelenskyn: Nëse nuk nënshkruan marrëveshjen me Putinin kjo të pret

Rekomandime

Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsku nuk do ta lërë pa përgjigje”.

Kjo ka qenë deklarata e diktatorit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve “Belta”.

- Advertisement -

Ai tha gjithashtu se ukrainasit po planifikojnë të godasin Bjellorusinë, ndërsa shtoi se Ukraina shkel kufirin tonë shtetëror me aeroplanë dhe helikopterë.

Lukashenko shtoi se nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Putinin, atëherë ai do të detyrohet të nënshkruajë një akt kapitullimi.

Kjo deklaratë është komentuar si kërcënim serioz nga Presidenca e Ukrainës.

- Advertisement -

Zëdhënësja e presidentit Zelensky Iuliia Mendel ka thënë se Lukashenko po shantazhon Ukrainën duke i kërkuar të pranojë “kushtet” e Putinit.

“Lukashenko po shantazhon Ukrainën duke i kërkuar të pranojë “kushtet” e Putinit. Përndryshe, thotë ai, Ukraina do të “kapitullojë”. Një shaka për të rinjtë rusë të kapur, të tmerruar nga tmerret e luftës së Putinit”, shkruan ajo ndër të tjera.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit