2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lul Raka: Me këtë trend të rritjes Klinika Infektive mund të mbingarkohet shumë shpejt

Rekomandime

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës në Institucionet Publike është bërë e obligueshme.

- Advertisement -

E pikërisht mos respektimi i këtyre masave kohëve të fundit ka bërë që rastet me virusin korona brenda ditës të jenë mbi 100.

Ndërkohë, mikrobiologu kosovar, Lul Raka, në emisionin Frontal të T7, konfirmoi që pikërisht rritja e rasteve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave.

Raka gjithashtu shpreh shqetësimin e tij lidhur me kapacitetet e klinikës infektive, nëse vazhdon ky trend.

- Advertisement -

“Ngritja e rasteve të ditëve të fundit është reflektim i moszbatimit të masave parandaluese, ne kemi thënë prej fillimit që vaksine s’ka prandaj ilaçi i vetëm është parandalimi. Me një trend të tillë të rritjes shumë shpejt mund të mbingarkohen kapacitetet në Klinikën Infektive sepse për 3 ditë, prej 40 pacienteve janë 60. Por me këtë trend shumë shpejt mund të rritet”, ka thënë mikrobiologu.

Raka thotë se ende situata është nën kontroll, derisa thotë se jo domosdoshmërish çdo rast do të spitalizohet.

- Advertisement -

“Ende s’ka dal prej kontrollit, por trendi është shqetësues. Për dallim prej fillimit, të gjitha rastet kanë shkuar në spital. Tash nuk shkojnë në spital. Fatmirësisht pjesa më e madhe e kanë pas simptomatologji të lehtë ose pa simptoma. Nëse nuk ka zbatim të masave, ka inspektorë e policë që mund ta kontrollojnë një gjë të tillë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit