4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lul Raka paralajmëron mbylljen e sërishme për shkak të coronavirusit

Rekomandime

Mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se nëse rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme e vendit është opsion real.

- Advertisement -

Në Kosovë, vetëm gjatë ditës së diel janë regjistruar 40 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opsion real”, tha Raka përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit