1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lul Raka thotë se Petrit Bylykbashi nuk është infektuar për herë të dytë, pacienti thotë se i janë shfaqur simptomat

Rekomandime

Petrit Bylykbashi, i cili javë më parë ishte shëruar nga virusi Covid – 19 thotë se është infektuar sërish. Mikrobiologu Lul Raka thotë se pacienti ka dalë negativ, mirëpo vetë Bylykbashi thotë se të premten e javës që kaloi ka dalë sërish pozitiv, ndërsa një ditë më vonë ka dalë negativ.

- Advertisement -

Bylykbashi në një lidhje direkte për Frontal të Televizionit 7 thotë se ka dalë për të dytën herë pozitiv ndaj koronavirusit, ndonëse javë më parë ishte shëruar.

‘’Unë momentalisht tash jam tu kalu brenda një sulmi, brenda marramendjes dhe dhimbjes se nyjeve. Të premten në test kam rezultu pozitiv, por të shtunën negativ, gjithë kohen kam qene ne kontakt me infektologet”, ka thënë Bylykbashi në Frontal.

Mirëpo mikrobiologu Lul Raka, në studion e Frontalit ka thënë se Bylykbashi nuk është i infektuar sërish me Covid 19.

- Advertisement -

‘’Fatkeqësisht ne s’kemi kapacitetete me i bo një personit disa teste. I dëshiroj shërim të shpejtë Petritit, duhet të qendrojnë në shtëpi, Petriti tha që ka bo analiza, duhet me bo të tjera, me përcjellë gjendjen klinike, dhe vendos pastaj infektologu’’, ka thënë Raka.

Bylykybashi tutje ka treguar gjendjen e tij: “Sot kam bërë edhe analiza për sëmundje tjera. Në këto momente jam tu kalu në një marramendje, dhe frymëmarrje. Une e du saktë cka ndodhë me mu dhe cfarë simptoma mundem me pas. Pas 6 ditëve me simptoma në mars, kam rezultu pozitiv, dhe pas 3 mujve, une prape kontaktoj me Institutin për shkak të simptomave, nuk kam grip, unë po vazhdoj me bo teste prapë, unë prap ko me bo test me kontrollu cka po ndodhe me mu. Ajo cka është e vërteta teorikisht tregon Luli , por unë pot regoj praktikisht po kam problem me frymëmarrje me ethe dhe temperatur, koll, dhe dhimbje të nyjeve kjo është e vërteta. Kam rezultu në testin e parë pozitiv, në testin të nesermën kam rezultu negtiv’’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit