6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘Lulëzon’ dashuria në pandemi, kosovarët sivjet thyen rekordin me fëmijë

Rekomandime

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Për gati dy vjet nga shpërthimi i këtij virusi, qytetarët përjetuan lloj-lloj traume psikologjike, e që u ngritë si shqetësim edhe nga profesionistët e fushës.

- Advertisement -

Përveç efekteve negative që ndikuan tek njerëzit, Kosova ia pa hairin kësaj pandemie në një aspekt tjetër.

Nataliteti “lulëzoi” si kurrë më parë.

Viti 2021, më i frytshmi / Për 9 muaj lindën 33217 foshnje në Kosovë

- Advertisement -

Në nëntë mujorin e këtij viti kur vendi vazhdon të përballet me situatë jo të mirë me Covid-19, kanë lindur 33 mijë e 217 foshnje, numër rekord në vitet e fundit.

Vetëm në muajin korrik në vendin tonë kanë lindur 5 mijë e 330 foshnje, pasuar me muajin gusht që është muaji rekord me 5 mijë e 360 fonshje të lindura.

- Advertisement -

Në këta dy muaj, lindën 1 mijë e 329 meshkuj më shumë se femra.
Se ky vit ka thyer rekordin e lindjeve në Kosovë, e thonë edhe statistikat e Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.

Në vitin 2018 kanë lindur 22 mijë 622 fëmijë, në vitin pasues, pra më 2019 erdhën në jetë më pak se 580 se ai i vitit paraprak, e në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18 mijë 186 foshnje.

Rreth 4 mijë foshnje lindën për 9 muaj vetëm në QKUK

Vetëm në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shifrat tregojnë se që nga fillimi i vitit e deri më tani janë kryer gjithsej 7 mijë e 356 lindje.
“Në 9 mujorin e parë të vitit 2021 në QKUK kanë lindur 3 mijë 972 meshkuj dhe 3 mijë 483 femra”.

Kështu deklaroi Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

Sociologia Ademi: Rritja e natalitetit në dy vjetët e fundit, shkak i pandemisë

Rritja e numrit të lindjeve në Kosovë në dy vjetët e fundit, sipas sociologes, Makfire Ademi, besohet të ketë ndodhur nga mbyllja që shkaktoi pandemia Covid-19.
Ajo thotë se kjo ndodhi për shkak të kontaktit të shpeshtë mes partnerëve gjatë kësaj periudhe.

“Faktorët kryesorë në rritjen e natalitetit mbeten kryesisht të njëjtë, pra planifikimi i familjes por në vitin e fundit për shkak të pandemisë ishte edhe mbyllja e çifteve, kushtimi i kohës më të madhe ndaj njëri tjetrit, marrëdhëniet seksuale më të shpeshta pa kujdes dhe një faktor kyç është lirimi i stresit përmes marrëdhënies seksuale”, tha sociologia Ademi.

Sociologu Ferdi Kamberi: Karantina ndikoi në rritjen e natalitetit

Të njëjtën e thotë edhe sociologu, Ferdi Kamberi.
Kamberi thotë se vitet e fundit i gjithë rajoni kanë pasur një rënie të natalitetit, por bazuar në të dhënat e fundit vërehet se në Kosovë ka rritje të madhe të lindjeve.

Ai thotë se në rritjen e natalitetit ka pasur ndikim mbyllja karantinimi gjatë pandemisë Covid-19.

“Deri më tani Kosova sikurse vende tjera të rajonit dhe të Evropës kanë pasur një rënie të natalitetit. Mirëpo, së fundi të dhënat flasin për një rritje të numrit të lindjeve në Kosovë në raport me vitet e kaluara. Këtu ka ndikuar edhe çështja e pandemisë globale dhe karantinimi. Konsiderojë se çiftet kanë pasur edhe kohë që të planifikojnë shtatzëni më të planifikuar”, tha ai.

Sociologët konsiderojnë se përveç efekteve negative që po lë pas pandemia Covid19, pjesa pozitive është rritja shumë e madhe e natalitetet që nuk mbahet mend në vitet e fundit. /Front Online

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit