-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lumezi: Më shumë se 50 mijë lëndë penale u zgjodhën, u arrestuan shumë grupe KRlMlNALE

Rekomandime

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, u mbajt Konferenca Vjetore e Prokurorëve, me ç’rast u u vlerësua lartë puna e këtij institucioni.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha para të pranishmëve se si institucion për gjatë pesë viteve kanë arritur t’i zgjidhin më shumë se 50 mijë lëndë penale dhe janë privuar nga liria shumë grupe KRlMlNALE.

- Advertisement -

“Nga intensiteti i sfidave kemi treguar se jemi të gatshëm në te gjitha situatat. Nuk ka dilema se në periudhë shkurtët është bërë punë e madhe. Gjatë vitit të kaluar kemi zgjedhur mbi 50 mijë lëndë penale. Sipas urdhrave të prokurorisë janë ndërmarrë masa me zbardhjen e veprave më të rënda penale dhe janë privuar nga liria shumë grupe kriminale aksioni i subvencioneve, aksioni mbi 400kg K0KAlNË, rasti “Brezovica”, rasti i vjedhjes së thesarit e kështu më radhë. Puna ekipore e prokurorëve ka dërguar porosi të qarta se nuk mund te vihen mbi institucionet e shtetit”, tha Lumezi.

“Sot ne jemi një shtet me drejtësi më të besueshme se dje. Gjate vitit të kaluar me aktgjykime janë zgjedhur më shumë se 90 për qind e rasteve. Ne jemi të vetëdijshëm se rreziqet nuk mund të zgjidhet nga një shtet i vetëm prandaj kemi rritur bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi zgjidhur 231 kërkesa. Jemi dëshmitar se kemi arritur rezultate të dukshme. Marrëdhënia me media ishin nevojë e kohës. Do të ishte e padrejtë të mos përmendej se sistemi prokurorial është disa hapa përpara dhe kemi vlerësime nga pushtete tjera. Prokurori duhet të ketë qëllim kryesor Iuftimin e korrupsionit”, ka thënë Lumezi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit