-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lumir Abdixhiku në Francë, Geci: LDK po shkon rrugës së Hashimit

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është pritur në takim nga këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont.

- Advertisement -

Abdixhiku ka thënë se ka ritheksuar qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogun.

“Shpreha falënderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj. Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Shtrova po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim”, ka shkruan Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se gjatë ditës, në takime të ndara është pritur edhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez.

- Advertisement -

“Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat”, ka shkruar tutje ai.

Këtë vizitë të Abdixhikut në Francë e ka komentuar vepritmari i LDK-së, Halil Geci.

- Advertisement -

Ai konsideron se kjo është dyshyese për të.

“Vija fanceze e shtruar nga Polari si agjent i dikurshëm i rekrutuar nga dhëndri i Serbisë, Denhjear Arnaud e që sot është deputet në parlamentin Evropian e ftojnë Abdixhikun në Paris”, thotë ai.

Sipas tij, kjo e vërteton dhe e konfirmon se LDK-ja e djeshit dhe kjo e sotit po ec rrugës franceze.

“LDK po ec andej nga ka ecur dhe lobuar kryetari i të dya partive LDK-së dhe PDK-së, Hashim Polari i rekrutuar dhe i shitur te agjentura franceze, dhe i vëllai i tij, spiuni i UDB-së, Gani Polari i rekrutuari i Stanishiçit. Këto dy agjentura dhe dy shtete aleate si Franca dhe Serbia kanë treguar se sa dëme i kanë bërë Kosovës”, thotë tutje Geci.

Sipas tij, e njëjta vijë e pat ndaluar në Francë edhe Ramush Haradinajn.

“Haradinajn e kanë kushtëzuar sed a po bën çfarë po themi ne, a po të dergojmë në Serbi, si duket Ramushi shpetoi diqush me faqe të ….! E ky Lumiri s’ka shpëtim ngase agjenturat i kërkojnë dhe i kushtëzojnë njerëzit e tyre, e kësaj here Lumiri do të pritet si hero nga francezët, ngase francezëve dhe Vuçes i duhet ma fort se ajri “Zajednica” e këtyre dy partive që e nënshkruan dy herë dhe e miratuan me mbi 80 vota në parlament”, potencon ai.

Sipas tij, ftesa zyrtare që i bënë autoritetet franceze Abdixhikut për vizitë në Paris, nuk e ka befasuar aspak, ngase francezëve po ju duhet fort asociacioni i komunave serbe.

“Kjo ftesë si duket e paska gëzuar fort LDK-në”, shton ai.

“Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, dyshoi se është karotë falso për t’i trullosur me opiumin politik budallenjt, derisa politikanët e mençur e kuptojnë tradhtinë”, përfundon Halil Geci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit