4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lumir Abdixhiku tregon ‘dhëmbët’: Kërkon që rrethi te Veterniku të përfundojë sa më shpejtë

Rekomandime

Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në javën tjetër do të dalë për të inspektuar punimet te rrethi i Veternikut dhe do të kërkojë nga kontraktori që të kryhe më shpejtë ky projekt, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në muajin maj të këtij viti, pritet të përfundojë zgjerimi i rrugës nacionale N2, përkatësisht segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 ‘Ibrahim Rugova.

Ky projekt ka filluar me 10 korrik të vitit 2019 dhe sipas një përgjigje të më hershme për Metron të Ministrisë Infrastrukturës, sa ishte Pal Lekaj në këtë dikaster, thuhej se ky projekt pritet të përfundojnë 155 ditë nga data kur kanë filluar punimet.

“Punimet kanë filluar me 10 korrik 2019 dhe me kontratë parashihen 155 ditë pune, me mundësi plus 30 ditë shtesë që përcaktohen nga operatori në bazë të kushteve atmosferike dhe mundësisë së punëve shtesë”, pati dhënë Ministria përgjigje për Metron.

- Advertisement -

Ndërkaq ministri i ri, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur sot se ka kërkuar një dinamik të re të punëve dhe në javën tjetër do të takohet me kontraktorin, ku më pas do të dalin në vendpunim së bashku edhe me zyrtarët tjerë.

Është gazetari Berat Buzhala që e ka pyetur Abdixhikun se kur përfundon rrethi tek Veterniku.

- Advertisement -

“Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri në maj. Mu duk shumë larg. Kërkova një dinamik të re. Javën tjetër jam me kontraktorin dhe me zyrtarët në vendpunim. Duhet me kry shpejtë!”, është përgjigjur Abdixhiku.

Kompania kontraktuese është ‘Eskavatori Company Sh.P.K’ nga Ferizaj dhe vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 2.5 milionë euro.

Kujtojmë së më 18 prill 2017 kishte nisur zgjerimi i rrugës Prishtinë – Veternik dhe ende nuk është përfunduar për shkak të reshjeve të shiut të cilat kishin dëmtuar murin mbrojtës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit