1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lushtaku e pranon që është takuar me Selimin: Me dha garanci për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Rekomandime

Lideri i Partisë Social Demokrate(PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, i kishte dhënë garanci Sami Lushtakut se do të votojnë kundër Gjykatës Speciale gjatë vitit 217, e këtë e ka konfirmuar edhe vetë ish-deputi i PDK’së, Sami Lushtaku, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Dardan Molliqaj ka pohuar se Rexhep Selimi ishte takuar me deputetin e PDK’së Sami Lushtakun, të cilit i kishte premtuar se votat e VV’së gjatë tentimit për zhbërje të Gjykatës Speciale në dhjetorë të vitit 2017.

Kryetar i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku e ka pranuar se është takuar me Rexhep Selimin, deputtin e VV’së, i cili ka thënë se do ta marr përsipër se nuk do ta votojmë këtë Gjykatë. Pra,do të votojnë zhbërjen.

“Po është e vërtetë ajo që po e thotë Dardan Molliqaj. Ai më ka thënë që zotohem se do ta marr përsipër se nuk do ta votojmë këtë Gjykatë. Pra,do të votojnë zhbërjen”, ka thënë Lushtaku, i cili u inkuadrua live përmes linjes telefonike në ‘Debat Plus’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit