-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lutfi Haziri në Mitrovicë: Është burrni me u rreshtu pas një gruaje si Vjosa

Rekomandime

Në qytetin e lindjes së Osmanit, Haziri e ka përshkruar kandidaten e LDK’së si kryengritëse politike në Kosovë.

- Advertisement -

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK’së, Lutfi Haziri, e ka shoqëruar kandidaten e kësaj partie, Vjosa Osmanin në Mitrovicë, ku ajo është takuar me përkrahës.

Në fjalimin e tij, nënkryetari i LDK’së ka thënë se është nder dhe burrëri të rreshtohet pas një gruaje si kandidatja për kryeministre e partisë së tij.

“Në krye të listës kemi vendosur Kryengritësen politike të Kosovës. Sot është nder e burrni me u rreshtu mas një gruaje si Vjosa, mas një kryengritëse politike si Vjosa”, ka thënë Haziri në Mitrovicë,
transmeton Gazeta Express

- Advertisement -

Haziri ishte kundërkandidat i Osmanit, për t’u nominuar për kryeministër dhe vetëm pak muaj më parë kishin raporte të acaruara mes vete për shkak të qëndrimeve të kundërta rreth idesë së shkëmbimit të territorit.

Haziri e Osmani po ashtu ishin dy pretendentët e LDK’së për të kandiduar për kryetar të partisë, e më pas edhe për kandidaturën për kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit