1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lutfi Haziri paralajmëron kthimin e karantinës

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pas takimi që ka mbajtur sot me Komitetin emergjent për parandalim të virusit Covid-19, ka ngritur në shkallën e dytë gjendjen e gatishmërisë dhe intervenimit të emergjencave, për shkak të rritjes së rasteve pozitive ku vetëm me datën 21 qershor janë konfirmuar 20 raste të reja.

- Advertisement -

“Dje ishte e diela e zezë, ku kemi marrë rezultatet e 20 personave të cilët kanë dalë pozitivë nga testimi me Covid-19, prej mostrave të marra me 18 qershor. Infektimi është përmes kontaktit me persona që paraprakisht kanë dalë pozitivë dhe gjithashtu kemi identifikuar edhe kontaktet e tyre të fundit. Rezultatet e mostrave të marra me datën 19 dhe 20 qershor pritet të merren ditën e sotme, eventualisht nesër. Bëhet fjalë edhe për 111 mostra të marra, që pasqyrojnë kontaktet e të infektuarve të fundit në Komunën e Gjilanit”, ka njoftuar kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari në paraqitjen para mediave ka thënë se burimi i infeksionit është kryesisht nga shtetet kufitare me Gjilanin.

“Rikthimi u virusit në Gjilan ka ardhur nga kontakti i një qytetari që ka pasur kontakt me motrën e tij në Bujanoc. Kontakti i dytë është i punëtorit të shtetit që është infektuar në vendkalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, nga kolegu i tij polic dhe burimi është Kumanova. Burimi i tretë i infeksionit janë kontaktet e qytetarëve tonë që punojnë në Prishtinë, nga një bankë komerciale, nga një kompani private dhe kontaktet tjera janë nga institucionet publike”, ka potencuar ai.

- Advertisement -

Ai ka apeluar që mundësia e vetme e parandalimit të virusit Covid-19 është përdorimi i masave mbrojtëse, maskave, dorezave, mbajtje të distancës etj., në të gjitha institucionet publike, sektorin e biznesit, institucionet shërbyese qofshin ato publike apo private dhe përkushtimi më i madh në higjienë.

Në rast që ka rritje të numrit edhe më tutje, kryetari Haziri ka thënë se ‘rrezikojmë që të fusim në karantinë fshatrat, lagjet, vendbanimet apo edhe qytetin në përgjithësi si masë mbrojtëse, prandaj luten të gjithë qytetarët, kudo që gjendjen në shtëpi, familje apo punë që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të përdorin masat mbrojtëse që të kemi sa më pak raste’.

- Advertisement -

Përndryshe, deri më tani në Komunën e Gjilanit janë bërë 1314 teste të realizuara për 101 ditë, që kanë rezultuar 139 raste me test pozitivë, prej të cilëve 71 janë shëruar plotësisht dhe iu kanë kthyer jetës normalisht, 66 raste janë aktive me infeksion, prej tyre 65 janë në vetizolim dhe një rast është në klinikën infektive në Prishtinë, dhe “fatkeqësisht për këtë periudhë kohore kemi dy raste të vdekjeve, për shkak edhe problemeve sekondare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit