Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të udhëheq me këtë parti.
Në një intervistë për GazetaBlic, Haziri ka thënë se kreu i LDK-së, në disa raste është përcaktuar në bazë të konsensusit politik brenda partisë.
Haziri nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërm përmes një marrëveshje politike të marrë ai postin e të parit të partisë.