10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Komandanti suprem ka qenë Ibrahim Rugova”, ish ushtari i Adem Jasharit ftohet nga Gjykata Speciale, por Hysni Gucati befason të gjithë

Rekomandime

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hyni Gucati, përmes postimeve në facebook, u ka dal çdo herë në mbështetje atyre që po ftohen në Gjykatën Speciale, pavarësisht se ende nuk dihet ne çfarë cilësie po ftohen.

- Advertisement -

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë!”.

- Advertisement -

“I ftuari i radhes nga Gjykata Speciale është ish Komandati i Brigades 121 Haxhi Shala, një ish luftarak dhe figurë e rëndësishme e luftës së fundit në Kosovë, Haxhi Shala së bashku me ish luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin triumfues nga këto akuza të pabaza që po i bëhen luftës së drejtë të UÇK-së!”.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, , një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”.

- Advertisement -

Janë këto disa nga postimet e fundit nga Gucati, pasi të gjithë këta persona u ftuan nga Gjykata Speciale.

Por, Hysni Gucati nuk e ka bërë veprimin e njëjtë edhe me ish luftëtarin e orëve të para të UÇK-së, ish ushtarin e Adem Jasharit, Gani Gecin, i cili gjatë javës së kaluar u ftua nga Gjykata Speciale.

Ende nuk dihen arsyet e një veprimi të tillë të kreut të OVL-së, i cili si kryetar i saj, përfaqëson të gjithë ushtarët e UÇK-së, pa dallim partie.

Por çfarë kishte shkruar Gani Geci ditën kur u ftua nga Gjykata Speciale?

“Pas marrjes në pyetje të presidentit të Republikës së Kosovës nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Hagë, dje pas dite kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues i Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës për krime të luftës nga kjo Gjykatë dhe me është thënë se muajin shtatorë duhet të udhëtojë për në Hagë për tu marrë në pyetje nga prokuroria Speciale, unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që ditët në vijim do të ma sjellin edhe ftesën me shkrim. Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do ti përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për as sa mundem dhe di. Dua të theksojë se unë nuk kam nevojë për Avokat, avokat për veten time jam vetë Pasi të kthehen nga Haga nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të mi mbulojë shpenzimet mia njëjët si Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Qeveria është e obliguar me ligj qe ti mbulojë shpenzimet të gjithëve njisojē. Shpresoj të jem i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar. Gjykata Speciale por edhe të gjithë opinioni publikë do ta kuptojnë një ditë se si duhet të mbrohet lufta për liri kundër Okupatorit shekullorë Serbë dhe si do te demaskohen individët qe luftën për liri e përdorën si mjet duke vra kundërshtarë politik për të ardhur më pushtet pas lufte duke u mundua me i njollos familjet me të forta në Republikën e Kosovës me Komunikata e propaganda nga ma te flliqtat kundër këtyre familjeve për të arritur qëllimet e tyre politike”, shkroi në postimin e tij ish ushtari i UCK-së, Gani Geci në njoftimin për ftesën e Speciales.

Po ashtu, kohë më parë Geci kishte deklaruar se komandant e kishte pasur vetëm Adem Jasharin, dhe askënd tjetër.

“Kam qenë më i miri. Pse me ardhë Rexhep Selimi kur unë kam qenë aty para tij. Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin. Të dytin e kam shënuar vetën”, kishte deklaruar Gani Geci.

“Me shumë përgjegjësi mund të them se 30 . 12. 1991 kam shku në ndihmë Komandantit Adem Jashari dhe që nga ajo ditë kurrë pushkën prej dore se kam leshu. E them me përgjegjësi të plot se aksionin e parë kundër forcave Serbe në Kosovë e kam kry me 07 korrik 1992 e me urdhrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Besoj qe e dini se komandant i imi ka qe Adem Jashari dhe komandant Suprem Ibrahim Rugova. Por askujt si ndihmojnë fotografit as mu as ju , secilit i ndihmon vepra. Asgjë nuk po ju ndihmojnë as këtyre komandantëve të Zvicrës as gjirimet me kamera gjatë Lufte sen spo ju ndihmojnë as fotografit qe kanë ba qindra ,e as juve se besoj qe mund te ju ndihmon fotoja”, kishte thënë ndër tjerash Gani Geci në një reagim kohë më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit