15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tomë Gashi thotë se kontributi i Kurtit për UÇK-në është i pamohueshëm, merr shembull Xhavit Halitin

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi ka komentuar deklaratat e Rrustem Mustafës se Kurti ka qenë në UÇK duke thënë se ai ka kontribut të pamohueshëm për Iuftën clirimtare.

Ai ka thënë se përveç Remit, për kontributin e UCK-së në Iuftë ka folur edhe ish-lideri i Iuftës Sylejman Selimi.

- Advertisement -

Adem Demaci dhe Albin Kurti. Këta punë tjera nuk kanë bërë përvec që kanë qenë zëri i UÇK-së midis Prishtinës. Ishte deklarata e remit në studion e juaj, por është edhe deklarata e ish-gjeneralit Sylejman Selimi i cili ka thënë se Kurti kishte shprehur gatishmëri që të qëndronte me ar;më në dorë ne Likoc por që është paraparë se disa persona janë më të vyeshëm si njerëz që ndihmojnë në pjesë tjera të Iuftës, kontributi eshte i pamohueshem”, ka thënë Tomë Gashi në emisionin Pressing në T7.

Që po flasim për dikë tjetër. Xhavit Haliti a ka qenë në UCK.

Ai ka qenë themelues.

- Advertisement -

Por i nxjerr disa deklarata të tij që asnjë sekond nuk ka qenë në Iuftë në Kosovë.

Nëse nxjerr këso deklarata e sheh se kontributi për UCK-në ka qenë i ndryshëm. Albin Kurti është dënuar me 15 vjet si pjesëtar i UÇK-së.

- Advertisement -

Është dënuar për kryengritje. Për fat i ka mbajtur vetëm dy vite. Nuk është falur vetëm ai me presion ndërkombtarë por edhe disa tjerë të burgosur.

Njerëzve iu dhemb që nuk e kanë kokën e Albin Kurtit. Kundërshtarët nuk e kanë trurin e Kurtit, nuk e kanë as guximin”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit