9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lutfi Haziri tregon emrin e kandidatit për president nga LDK

Rekomandime

Çështja e Presidentit të Kosovës vazhdon të jetë aktuale, teksa shumë prej partive veçse kanë filluar të deklarohen për emrat që i shohin si mundësi për t’i propozuar për këtë post.

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar së fundi duke thënë se nëse LDK-së i jepet posti i Presidentit, apo e drejta për të propozuar dhe nëse ai pyetet rreth kësaj, emri që do të propozohej është, Isa Mustafa.

Haziri tha se Mustafa, është emri i cili ka qenë edhe në marrëveshjet e mëhershme.

“Nuk kemi biseduar ende dhe nuk ka emër tani për tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto momente e ka Isa Mustafën, është emri që mund t’i jap një lloj jorgani të gjitha partive, në situatën e krizës në të cilën po hyjmë”, tha Haziri në TV Dukagjini, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Haziri tha se tani për tani s’ka stabilitet ndër partiak, por është mirë që të ketë dialogu të brendshëm lidhur me këtë situatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit