3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lutfi Haziri vjen me paralajmërim pë Lëvizjen Vetëvendosje

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi, Haziri, ka thënë se PDK-ja në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë e deri në qeverisje, nuk ka mund të shkatërrojë LDK-në, anipse këtë e ka pasë qëllim kryesor.

Haziri përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, është shprehur se nëse edhe Vetëvendosja hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Ai gjithashtu ka thënë se jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit.

- Advertisement -

PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, anipse këtë e ka pasë qëllim kryesor. Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”, ka shkruar Haziri.

Tutje, Haziri ka shtuar se kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pasë vend në asnjë mënyrë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit