9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lutfi Zharku me dedikim prekës për mbesën e tij, “Në vend që me e përcjelle nuse, sot e përcjellim në amshim”

Rekomandime

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”, pak kilometra larg Ferizajt.

E pa shenja jete mbeti e reja nga Kaçaniku, Laura Zharku, mbesa e ish-ministrit dhe deputetit, Lutfi Zharku.

- Advertisement -

Ky i fundit, përmes një njoftimi në Facebook, ka shkruar një mesazh prekës.

“Laurën, qiken e me te mirit vella Ilazit, sot e percjellim ne amshim, ne vend qe me e percjelle nuse te Blendi. Laure oj bije na bane me ndje dhimbjen me te madhe ne jete. Do te jesh me ne deri sa ne te vijme tek ti. Lutemi qe askush mos t’i percjelle femijet e vet, por ata neve!”, ka shkruar Zharku.

Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje shtesë rreth këtij aksidenti me fatalitet.

- Advertisement -

“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i VlKTlMËS i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit