12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

LVV: Për t’u kompletuar ndryshimi është e nevojshme t’i fitojmë edhe shumicën e komunave

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se dje kanë mbajtur mbledhje të Qendrave të partisë ku kanë diskutuar për procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, themelimin e institucioneve të reja si dhe pashmangshëm për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

Partia që drejton kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i përvjelin mëngët për të fituar edhe shumicën e komunave gjatë zgjedhjeve lokale.

Në komunikatë thonë se kjo është e nevojshme pas asaj që ka ndodhur në zgjedhjet nacionale, ku VV ka fituar mbi 50 % të votave.

“Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”, thuhet në komunikatë./kosovaime.tv

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit