1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LVV, Vushtrri: Prishja e koalicionit nga LDK-ja erdhi pas vendimit nga niveli qëndror dhe Isa Mustafa!

Rekomandime

Besim Muzaqi, kryetari i LVV-së në Vushtrri ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook duke treguar arsyet e prishjes së koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së në këtë komunë.

- Advertisement -

Muzaqi ka hedhur poshtë pretendimet e zotit Xhafer Tahiri se fundi i këtij koalicioni ka ardhur si shkak i mosvotimit të Programit për Rimëkëmbje Ekopnomike nga ana e LVV-së në këtë komunë.

Ai ka thënë se vendimi për prishjen e këtij koalicioni ka ardhur nga niveli qëndror dhe kryetari Isa Mustafa.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Komunikatë për mediaQendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri sqaron opinionin publik lidhur me vendimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për shkëputjen e koalicionit.

Dallimet tona të vazhdueshme dhe insistimi i Kryetarit Tahiri për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta. Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë dhe i kemi dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta.

- Advertisement -

Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëherëshëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa.Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka mbështetur unanimisht ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe ka mbështetur të gjitha procedurat administrative që të kemi një plan të vërtetë, ashtu sipas kontratës, operatori ekonomik, do të duhej të përgatiste së paku 10 projekte të detajuara zhvillimore, me të cilat komuna jonë do të aplikonte në ministritë e linjës dhe tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku ‘Plani i Rimëkëmbjes’ do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale.

Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për LëvizjenVETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje!Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar.Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i braktis asnjëherë dhe për asnjë moment qytetarët dhe interesat e tyre, por nëse kryetarit Xhaferi i ka penguar kërkesa jonë për shqyrtim të mirëfilltë dhe transparenca për këtë plan atëherë problemi qëndron diku tjetër. Puna parimore, transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse para qytetarëve do të jenë përherë primare për mënyrën tonë të qeverisjes. Nga këto nuk mundemi dhe nuk do të heqim dorë asnjëherë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit