1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar në Francë

Rekomandime

Presidenti i deritanishëm Emmanuel Macron ka dalë fitues në rundin e dytë të zgjedhjeve në Francë, duke mundur rivalen e tij, Marine Le Pen.

Kështu, Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar në Francë.

- Advertisement -

Sipas France 24, Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez të dielën në mbrëmje me 58.2% të votave, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos.

Ndërsa sfiduesja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.8% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.

Ndryshe edhe sondazhet e opinionit në ditët e fundit kanë sugjeruar që Emmanuel Macron mund të bëhet presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

- Advertisement -

Ato të gjithë sugjeronin se centristi pro-evropian do të fitojë, megjithëse diferenca ndaj rivales së tij nacionaliste Marine Le Pen varionte nga 6 në 15 pikë përqindjeje, në varësi të sondazhit.

- Advertisement -

Sondazhet parashikonin gjithashtu se një numër ndoshta rekord i njerëzve ose do të hedhin “një votë të bardhë” ose nuk do të votojnë fare.

Si Macron ashtu edhe zonja Le Pen janë përpjekur të marrin 7.7 milionë votat që shkuan për kandidatin e majtë Jean-Luc Melenchon, i cili u mund në votimin e parë më 10 prill.

Në raundin e parë, Macron mori 28% të votave, zonja Le Pen 23.2% dhe Melenchon kishte 21.7%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit