1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Macron: Kënaqësi takimi me Kurtin, kjo është kërkesa për Kosovën

Rekomandime

 Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës.

- Advertisement -

Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte.

Macron: Kënaqësi takimi me Kurtin, kjo është kërkesa për Kosovën

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti u prit sot në Pallatin Elysée nga Presidenti i Republikës franceze z. Emmanuel Macron.

Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Macron për mbështetjen e rëndësishme që Franca i ka dhënë Kosovës gjatë më shumë se dy dekadave.

- Advertisement -

Gjatë takimit të ngrohtë i cili përfundoi me një tête-à-tête ndërmjet dy udhëheqësve u diskutua bashkëpunimi bilateral, përfshirë potenciali ekonomik dhe hapësira për kompanitë franceze për investime në Kosovë, me theks përfshirjen e mërgatës sonë.

 U diskutua edhe dialogu Kosovë-Serbi dhe përparësitë e një qasje konstruktive nga të dyja palët.

Takimit i parapriu takimi ndërmjet dy Ministrave të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe z. Gérald Darmanin, gjatë të cilit takim Ministri Sveçla ritheksoi se janë plotësuar kriteret për liberalizim të vizave dhe se ka rënie drastike viteve të fundit dhe në fushën e migrimit. Dy ministrat u pajtuan ta vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin konkret në disa fusha, me qëllim të rritjes së sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Para takimit të dy liderët kanë dhënë nga një deklaratë për media. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Francës, për drejtësinë e lartë që vendosi në kuadrin e Aleancës Veriatlantike për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht, qoftë edhe me gjenocid mbi civilët.

Ai tha se Evropa është bashkimi më i mirë për të hedhur bazat e një paqeje afatgjatë dhe të konceptuar drejtë. Kryeministri ritheksoi se Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me të gjitha mundësitë edhe në rajon, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane.

Presidenti Macron konfirmoi mbështetjen e Francës për shtetin e së drejtës, sigurinë dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

FOTO GALERI

FOTO GALERI

Deklarata e kryeministrit Kurti para takimit me Presidentin Macron:

I nderuari zoti President,

Ndjehem i privilegjuar të jem këtu me ju, Presidentin e një shteti të fuqishëm e me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë.

Është pra privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministër i shtetit më të ri të Evropës, të jem përpara pallatit presidencial francez, për t’ju garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike.

I nderuari zoti President,

Duhet të ju shpreh edhe njëherë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendosët në kuadrin e Aleancës veri-atlantike, për t’i dhënë fund një regjimi shovenist që synonte territore me çdo kusht, qoftë edhe gjenocid mbi civilët.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se pas rënies së Murit të Berlinit konfliktet nën federatat arbitrare do të binin mbi popuj që dilnin prej kampit komunist, si popuj të nënpërfaqësuar dhe populli më i nënpërfaqësuar në Ballkan ishim ne.

Ne besojmë se cilësia e përfaqësimit të një populli nuk duhet të merret peng nga gjendja që krijon një rrethanë e padrejtë historike. Ne besojmë se Evropa është bashkimi më i mirë për të hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konsoliduar drejtë.

 Tanimë realiteti i ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj zoti President se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos me ardhjen e presidentit amerikan dhe bisedat që pati me udhëheqësit e shteteve evropiane, me udhëheqësit e Evropës apo edhe më gjerë.

FOTO GALERI

Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Një situatë e menduar më mirë, me pjesëmarrje më të artikuluara, më të drejtpeshuara dhe me një besim më të lartë. Dhe në një situatë të tillë, ne do të kontribuojmë me të gjitha mundësitë tona edhe në rajon, me marrëdhënie të mira miqësore edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane.

Zoti President,

Ndihem i nderuar që do të kem mundësinë të flas me ju, përfaqësuesin më të lartë të popullit francez mbi zhvillimet e Kosovës dhe mbi angazhimet tona qeveritare.

Sado i vogël shteti ynë, ai ka për mision të organizojë ndërtimin e vet të plotë institucional, shtetin e së drejtës dhe lirinë e mendimit me të njëjtën cilësi sa edhe shtetet e mëdha e historike, mes të cilëve një prej modeleve më të mirë është Franca.

Linjat e veprimit qeveritar kanë të njëjtën larmi në Kosovën e vogël, sa edhe shtetet dhjetëra milionëshe. Numri i talenteve që gëzon dhe duhet të zhvillojë një shoqëri janë po aq të larmishëm, sa edhe një shoqëri që ka punuar pandërprerje nëpër shekuj. Për këtë jam angazhuar si kryeministër, për këtë jemi angazhuar si qeveri, për demokracinë dhe drejtësinë, për paqen dhe mirëqenien, për integrimin dhe zhvillimin.

I nderuar zoti President,

Ju jeni një prej shteteve që na njohët të parët si subjektivitet politik sovran. Ka ardhur koha që ne të bëjmë të njohur për ju objektivisht aftësitë tona si shoqëri e Kosovës në zhvillim dhe ekonomi. Agjencia Franceze për Zhvillim mund të të jetë një bashkëpunëtor dhe adresë e mirë për përdorimin e inteligjencës dhe vullnetit të njerëzve tanë në Kosovë.  Nuk ka asnjë fushë ku Kosova nuk mund të përfitojë nga shkalla e lartë e zhvillimit intelektual, kulturor dhe shkencor e kombit tuaj.

Unë shpresoj shumë nga biseda me ju dhe ju ftoj ta vizitoni vendin tonë, Republikën e Kosovës.

 Ju faleminderit shumë. Merci beaucoup, monsieur le Président.  ​

 ****

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Presidencial “Elysee”. Pak para takimit, Macron dhe Kurti, ju drejtuan gazetarëve.

Fillimisht Kurti tha se është privilegj dhe përgjegjësi që të takohet si kryeministër i Kosovës me presidentin e Francës.

Tutje, ai përmendi edhe vizitën e presidentit të SHBA’së, Joe Biden, në Bruksel. Kurti gjithashtu tha se një situatë e re politike po krijohet.

Krejt në fund, Kurti ftoi presidentin Macron të vizitojë Kosovën.

“Jam i nderuar të jem këtu me ju, me presidentin e një shteti të fuqishëm. Është privilegj dhe përgjegjësi si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë. Të jem para pallatit presidencial francez duke marrë parasysh se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane”, është shprehur Kurti.

“Tanimë realiteti i ri ka përbërës të ri. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së presidentit Amerikan. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë. Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flas me juve, rreth zhvillimeve të Kosovës. Sado i vogël shteti ynë, ai ka përgjegjësi të ndërtojë vetën, si shtetet me histori, një prej të cilave është Franca”, ka thënë Kurti.

“Unë shpresoj shumë nga biseda me ju dhe ju ftoj të vizitoni shtetin tonë”, shtoi Kurti.

Kurti: Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sado e vogël që është Kosova ka për qëllim që ta organizojë ndërtimin e plotë institucional si Franca.

“Jam i privilegjuar të jem këtu me ju, presidentin e një shteti të fuqishëm dhe me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial të Francës për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike. Duhet t’iu shpreh edhe një herë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendosët në kuadrin e aleancës euroatlantike për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht, qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”.

“Ndihem i nderuar që do të kem mundësinë të flasë me ju për zhvillimet e Kosovës dhe mbi angazhimet tona qeveritare. Sado i vogël shteti jonë ka për mision të organizojë ndërtimin e vet të plotë institucional, shtetin e së drejtës dhe lirinë e mendimit me të njëjtën cilësi sa edhe shtetet e mëdha historikë mes të cilëve një prej modeleve më të mira është Franca”.

Macron kërkon nga Kosova që të gjejë kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka thënë se shteti i tij vazhdon të jetë një mbështetës i fortë i Kosovës.

Por, ai ka kërkuar nga Kosova që të gjejë kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë.

“I inkurajoj Kosovën dhe Serbinë për t’u angazhuar si europianë për gjetjen një kompromis për t’u kthyer te ardhmja europiane. Ky sigurisht është interes i Kosovës”.

Macron tha se do të mbështesë Kosovën edhe në shumë sfera të tjera si për shtet të së drejtës, ambientin e zhvillimin ekonomik.

Pas Marconit, ka folur edhe Kurti.

“Kosova do të jetë gjithnjë me aspirata evropiane”, ka deklaruar Kurti.

Kurti e ka falënderuar për kontributin e dhënë gjatë kohës së luftës, shkruan “Bota sot”.

Ai ka thënë se Kosova ishte populli më i nënvlerësuar në Evropë.

Ai e ka siguruar se është duke i ndjekur zhvillimet e fundit që po ndodhin në Evropë.

E ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka folur për takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ai ka thënë se është kënaqësi takimi me Kurtin.

Macron në një konferencë me Kurtin, ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve dhe anëtarësimin në BE.

***

Fillon takimi Kurti dhe Marcon, shkruan “Bota sot”.

Pasi erdhi Kurti në presidencën e Francës, ata në këto momente janë duke mbajtur një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Francë.

Pas pak, çasteve pritet të fillojë takimi me presidentin francez.

Kurse, tani veçse ka filluar ceremonia e mirëpritjes.

Kryeministri Kurti niset drejt Parisit, ja kush po e shoqëron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në këtë udhëtim Kurtin do ta shoqërojnë edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja  Rexhepi.

Se Kosova po shkon me këtë delegacion në Paris, e ka konfirmuar vetë zv.kryeministrja Rexhepi përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e saj në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit