4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zyrtare: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosova luhet pa praninë e tifozëve

Rekomandime

Ndeshja e gjysmëfinales së Play-off-it të Ligës së Kombeve në futboll, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të luhet pa praninë e shikuesve.

- Advertisement -

“Bordi i Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që mjetet nga shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Kosovë të kthehen.

Kjo do të thotë se “verdhekuqtë” definitivisht nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit maqedonas e cila do të luhet më 8 tetor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup”, shkruan mes të tjera “Ekipa.mk”.

Ndeshje që pritet me padurim, pasi që fituesi i kësaj sfide do të luajë me fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi, për një vend në Kampionatin Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit