1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Macron përgënjeshtron Ramën

Rekomandime

Shqipëria po paguhet për afganët që ka strehuar pas evakuimit të tyre nga Afganistani i marrë prej javësh nën kontroll nga talebanët pas tërheqjes së trupave amerikane.

Ky fakt është konfirmuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron kur është pyetur për çështjen e afganëve dhe mundësisë për strehimin e tyre në vende të sigurta, ndonëse pak ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama tha të kundërtën në një intervistë për BBC.

- Advertisement -

I pyetur nëse shteti shqiptar po merr mbështetje nga vende më të pasura për afganët, Rama ka deklaruar se askush nuk ka ofruar ndihmë, përveç bashkëpunimit me disa njerëz nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur.

“Bukë kripë e zemër’, është thelbi i solidaritetit që u kemi ofruar. Kjo s’do t’ju mungojë. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës se refugjatë që po i ikin vdekjes po trokasin në dyert tona”, deklaroi Rama në 31 gusht.

- Advertisement -

Ndërkohë, presidenti francez Macron thotë se afganët e evakuuar në Shqipëri apo vende të tjera janë strehuar kundrejt një pagese.

‘Si tja bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqiëpri ose vende tjera kundrejt një pagese’ ka pyetur ai.

- Advertisement -

Është një çështje që duhet ta bëjmë si evropian dhe nuk dua ta pësojmë, ka insistuar Macron pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, ka deklaruar presidenti Macron, raportojnë mediat franceze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit