Drita ka prerë biletën për në raundin e tretë të Ligës së Evropës, pas fitores së sotme ndaj klubit nga Maqedonia Veriore, Sileks.
Klubi gjilanas fitoi në udhëtim me rezultat prej 2 me 0.
Fidan Gërbeshi ishte ai që i dha epërsinë Dritës në minutën e 48 duke shënuar nga penaltia.
E në minutën e 78 vendasit mbetën pa një lojtar më pak në fushë kur Grozdanoski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kurse golin e dytë e shënoi Ardian Limani në minutën e 80.
Për të asistoi Hamdi Namani.